Gruaja italiane, e cila ishte personi më i vjetër i Evropës, vdes në moshën 116-vjeçare

Gruaja italiane, e cila ishte personi më i vjetër i Evropës, vdes në moshën 116-vjeçare

Një grua italiane që autoritetet thonë se ishte personi më i vjetër në Evropë ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se Giuseppina Robucci vdiq të martën në qytetin jugor italian Poggio Imperiale, ku ajo lindi më 20 mars 1903. Ajo jetoi 116 vjet dhe 90 ditë.

Robert Young i Grupit të Kërkimeve Gerontologjike me bazë në SHBA tha se Robucci ishte e fundit evropiane e lindur në vitin 1903. Ajo ishte vetëm dy muaj më e re se personi më i vjetër aktual, Kane Tanaka i Japonisë, i lindur më 2 janar 1903.

Robucci është personi i 17 në listën e njerëzve që kanë jetuar jetën më gjatë.

E njohur në vend si Nonna Peppa, Robucci kishte pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 16 stërnipër. ANSA tha se ajo drejtoi një bar kafe me burrin e saj për vite me rradhë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë