/ATSH/.- Një delegacion prej shtatë anëtarësh i grupit të miqësisë Francë -Kosovë, i kryesuar nga Geneviève Gosselin-Fleury, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite grupi i miqësisë nga Franca do të zhvillojë takime me anëtarët e Grupit të miqësisë të Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës dhe me anëtarët e dy komisioneve parlamentare:Komisionin për Punë të Jashtme dhe me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës se Kosovës.
Prej orës 10:00 - 10:40, delegacioni nga Franca do të takohet me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në orën 10:50-11:40, do të jetë takimi bilateral mes grupeve të miqësisë Kosovë - Francë dhe ky takim do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit.
Ndërsa, prej orës 11:45 deri në 12:00, do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e kryetarëve të grupeve të miqësisë.
Delegacioni nga Franca, takimin e fundit do ta zhvillojë me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës se Kosovës./KosovaPress/