Grupi ikonik i rock-ut ‘Oasis’ bashkohet pas 15 vitesh, turne me 14 koncerte në 2025

Pas 15 vitesh të ndarë, grupi i famshëm i rockut “Oasis”, ka planifikuar një serë koncertesh në Britani, përgjatë vitit 2025.

I shpërbërë në vitin 2009 pas një debati mes vëllezërve Liam e Noel Gallagher, përkatësisht këngëtar e kitarist në grupin “Oasis”, grupi ikonik i Rockut e njoftoi ribashkimin në rrjetet sociale. 

Duke bërë të lumtur miliona admirues në mbarë botën, ata shkruajtën se turneu i vitit 2025 përfshin 14 koncerte, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Biletat do të dalin në shitje nga e shtuna e 31 gushtit.

Përplasja mes dy vëllezërve Gallager thuhet se ndodhi gjatë festivalit parizien Rock en Seine.

Prapa kuintave, gjatë festivalit, kompozitori i grupit Liam, i theu kitarën vëllait të tij kitarist Noel, si shenjë shpërbërje e grupit. Pas kësaj, pjesa e mbetur e anëtarëve të bandës u ripërtëri me emrin “Beady Eye”, por mesa duket grupi i vjetër do të rikthehet.

“Oasis” lindi në vitin 1991 si ripërtëritje e grupit muzikor Rain, i cili drejtohej nga kitaristi Paul Arthurs.

Ky i fundit ftoi t’i bashkohej bandës të tij këngëtarin Liam, i cili më vonë e pagëzoi grupin me emrin “Oasis”.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Ardian Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni u pagoi drekën dhe u gjeti makinë me qira

FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Ardian Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni u pagoi drekën dhe u gjeti makinë me qira