Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama

Fermerët e fshatit Sheqeras në Maliq, të cilët masivisht kultivojnë drithrat nuk kanë gjetur treg për misrin dhe grurin.  Depot e drithrave janë plot, ndërsa sipas tyre të vetmit përfitues janë brejtësit. Fermerët shprehen se çmimi i drithrave varion nga 22 – 25 lekë për kg me shumicë, ndërsa çmimi duhet të ishte jo më pak se 35 lek për kg, që të justifikonte koston e prodhimit. Ata shprehen se nuk kanë përfituar as suvencionimin e naftës për shkak të burokracive të institucioneve.

“Këtu kam 300 kuintal pa shitur. Tokat i kam marrë me qira, kam shpenzuar për farën për plehrat kimik dhe tani nuk nxjerr dot shpenzimet. Tregtarët nuk vijnë këtu, tregun e gjejmë vetë në TIK-TOK, se do të na e mbyllë ai (Rama), po aty  reklamoj mallin se s’kam mënyrë tjetër. Vitin tjetër s’do mbjell më misër as grurë, do të iki sërish në emigrim, në Itali”, tha një fermer.

Gjithashtu ata shprehen se institucionet nuk janë interesuar aspak për gjendjen e tyre, ndërsa produkti i importit vijon të konkurojë për shkak të çmimit të ulët. Madje ata shkojnë më tej teksa thonë se cilësia e grurit të huaj është më e ulët se produktit vendas.

“S’ka treg fare, na mbyti tregu i jashtëm, vjen grurë nga Serbia e Ukraina. Unë dal me humbje, ka dy-tre vite që nuk shes dot as me çmim të ulët”.

Gjithë prodhimi i mbetur në magazinë po shkon dëm sepse po e hanë minjtë.

“E kam mbjell kot, nuk e shes dot, e ha miu, s’na lë gjë kund miu”.

Në gjithë fushën e Maliqit kultivohet më tepër se 3500 hektarë me grurë me nje prodhim 14 mij ton dhe 3500 ha me misër, me nje prodhim afro 24 mij ton. Ndërsa sipas të dhënave nga fermerët aktualisht ka stok në magazine më tepër se 70% të prodhimit, duke sjell dëm të madhe ekonomik për ta.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 23/01/2025 18:31

    BENI DEPO ME BETON,,,DHE DERE HEKURI,,,MIU NKA CI BEN BETONIT....SHE NGRINI NJE FABRIKE MIELLI,,OSE PUNISHTE,,DHE HAPNI NJE SHTEPI TURIZMI,,,,APO HOTEL -BUJTINE DHE PRODHONI MAKARONA,,EMBELSIRA-HASHURE, DHE SHITINI NE QYTET,,,,ME CMIM PAK ME TE ULET....DHE

    Përgjigju
  • Anna: 23/01/2025 17:26

    Po keta duan te shesin shtrenjte nga Tiku toku kafeneja etj Dhe sa per subvensionin e nafte e Kane marre dhe bile e Kane shitur Dhe pse e Kane Cilesi me te mire keta apo se è mbushin me pesticide

    Përgjigju
  • Se marrim vesh: 23/01/2025 16:07

    Po kur skish as Tik Tok e as rrjete sociale qysh ja benin valle njerzit. Gjeje rrugen se ne rrjete sociale eshte me e kollajta per te shitur po dhe per te mashtruar edhe edhe edhe. Kryeministri po ben detyren per te mbrojtur femijet tane po edhe te tute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump: Taksat më të ulëta në botë për bizneset që prodhojnë në SHBA! Ulja nga 21% në 15% për prodhuesit amerikanë

Trump: Taksat më të ulëta në botë për bizneset që prodhojnë në SHBA! Ulja nga 21% në 15% për prodhuesit amerikanë