PEQIN - Një sherr me grushte është shënuar mesditën e sotme në burgun e Peqinit,  ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy të burgosur. Mësohet se si pasojë e konfliktit, Ergys Gjovesha 30 vjeç nga Vlora dhe Edison Sulejmani 29 vjeç nga Tepelena, të dy të burgosur, kanë pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kanë përfunduar në spitalin kirurgjik në Peqin.

Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sipas së cilës, konflikti ka ndodhur gjatë orarit të pushimit, por që nuk janë përdorur mjete të forta apo prerëse.

Gjithashtu bëhet e ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe do të transportohet drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e konfliktit brenda qelive, por po punohet për zbardhjen e plotë të konfliktit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)