Gryka: Izet Haxhia gënjen, vrau
Azemin...bashkë me Berishën

Gryka: Izet Haxhia gënjen, vrau<br />Azemin...bashkë me Berishën
TIRANE - Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ish-truproja e Azem Hajdarit, aktualisht kryetar i shoqatës me të njëjtin emër, Marjan Gryka reagon ashpër ndaj akuzave të ish-truprojës së Berishës, Izet Haxhia, të akuzuar për vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998. Ai shprehet qartë se vrasësit e Azem Hajdarit janë Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për 16 vite me radhë dhe thotë se është i vetmi politikan evropian që për një akuzë të rëndë nuk shkon para drejtësisë, si dhe vrasësi direkt është ish-truproja e tij Izet Haxhia.

Nga ana tjetër ai kundërshton ish-truprojën e Berishës në lidhje me akuzat ndaj Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, akuza që bënin fjalë për lidhjet e Azemit me policinë apo Sigurimin e Shtetit, si dhe që hidhnin baltë mbi tërë aktivitetin e tij, duke e cilësuar madje dhe vrasjen si një vepër ordinere. Për më tepër ai e akuzon Haxhinë se abuzontë në emër të Berishës dhe që kishte qënë dhe ishte bërë një vegël e qeverisë së atëhershme dhe ministrit të Rendit, Neritan Ceka, në atentatin e urës së Milotit ndaj Azemit, që dështoi.
 

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur