Guroret në Dajt, ekspertët: Të
mbyllen,po masakrohet Parku

Guroret në Dajt, ekspertët: Të<br />mbyllen,po masakrohet Parku
Ekspertët e mjedisit kërkojnë të ndalet puna e guroreve në malin e Dajtit. Ata ngrenë shqetësimin se disa gurore të cilat kanë marrë leje nga shteti, po gërryejnë malin e Dajtit, pranë majës së Priskës, një zonë e cila është Park Kombëtar.

Guroret që janë pranë Parkut Kombëtar të Parkut të malit të Dajtit kanë histori të vjetër, kanë vite që funksionojnë si të tilla, kanë sjellë dëme të mëdha mjedisore dhe të biodiversitetit dhe kam mendimin se këtyre guroreve duhet t’iu thuhet STOP. Dëmet e tyre janë të mëdha të pallogaritshme pasi nuk kanë zbatuar ligjin pasi territorin ku kanë punuar nuk e kanë rehabilituar ku duhej të mbillnin drurë pyjor në aq sipërfaqe sa kanë punuar dhe okupuar” tha Mehmet Metaj.

Pak ditë më parë Report TV ishte pranë këtyre guroreve, ku dallohej qartë dëmi mjedisor që është shkaktuar. Kompanitë të ndryshme nëpërmjet shpërthimeve, gërryejnë malin për të nxjerrë gurë gëlqerorë.
 
Pamja që ka marrë parku kombëtarë i Dajtit, menjëherë sapo kalon Qafën e Priskës, tregon qartë abuzimit që është bërë me lejet e dhënë nga Ministria e Mjedisit.

“Të rigjenerohen e rikualifikohen menjëherë guroret ekzistuese dhe të mos i shkojë mendja njeriu e qeverie që të vazhdojë me gurore të reja” tha Veiz Lluka.

Report Tv u interesua edhe pranë Ministrisë së Mjedisit në lidhje me këtë situatë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare te mjedisit Juljan Beqiri, refuzoi të japë një përgjigje për këto gurore.

Gazetari i Report Tv: Z.Beqiri përshëndetje, një pyetje për guroret. A janë bazuar në ligj këto leje?
 
Janë dy kompani që të cilat kanë përfituar leje mjedisore për të operuar në parkun kombëtar të Dajtit.

E para quhet “LIVELADA” e cila e ka marrë lejen në gusht të vitit 2013 nga Qeveria Berisha, vetëm pak javë përpara ndërrimit të pushteteve.
 
Kompania e dytë quhet “Mexhi shpk”, është pajisur me leje në vitin 2015, dhe e ka zgjatur vlefshmërinë e saj deri në vitin 2017.
 
Parku Kombëtar i Dajtit, është shpallur me vendim qeverie që në vitin 2006, si zonë e mbrojtur, këto gurore po kërcënojnë natyrën në këtë park.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima