Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit, drejtori i Shëndetit Publik në Prizren: E pamundur t'i kontrollojmë për COVID

Edhe gushti ka nisur me një fluks të lartë në pikën kufitare të Morinit ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Por gushti pritet të sjellë një mesatare ditore më të madhe për shkak se lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës do të jenë më të mëdha. Por ky fenomen shihet si shqetësim nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.

Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve. 

"Edhe kur testohen nuk na informojmë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona. Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit" tha Fadil Kryeziu.

Çdo udhëtarë para hyrjes në Shqipëri, pyetet në doganën e Morinit nëse kanë shqetësime shëndetësore që mund të jenë shenja të COVID-it . Në rast se udhëtarët shprehen po, menjëherë policia kufitare njofton Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës, e deri në momentin e ardhjes së ekipit, udhëtari izolohet në dhomën e posaçme i ngritur brenda objektit të doganës së Morinit, që nga fillimi i pandemisë. Por deri më tani nuk janë raportuar raste të tilla.

Korriku sapo u mbyll, për Kosovën shënoi numrin me të lartë të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi. Po ashtu edhe në Shqipëri. E pavarësisht kësaj situate qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar lëvizjen për pushime drejt Shqipërisë. Edhe fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar. Mësohet se këtë fundjavë (e shtunë e diel) kanë hyrë rreth 50 mijë pushues kosovarë.

Fluks ka pasur edhe në dy ditët e fundit të korrikut që përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, mbi 12 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, në fund të korrikut. Kujtojmë se në kufirin me Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës rishikoi vendimin dhe përjashtoi qytetarët e dy vendeve nga masat shtrënguese për kontrollet në kufi në kuadër të situatës me COVID-19. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/08/2020 22:18

    /SARANDA/shume mire bejne qe vijne me buke dhe domate.Me mire ushqim I thjeshte ,se sa t'u boshatisen xhepat nga matrapazet mashtrues te Shqiperise qe I detyrojne te paguajne dyfish ne menyre abusive ,aq me teper per ushqime me origjine,cilesi,sasi ,pasterti,dhe pergatitje te dyshimte dhe per sherbime jo cilesore.

    Përgjigju
  • ymeri: 02/08/2020 12:57

    ISHP TE VENDOSE NE MORINE NJE VASKE ME ACID QE TI DEZIFEKTOJE NGA COVIDI KINEZET....

    Përgjigju
  • saranda: 02/08/2020 12:55

    VIJNE ketu sepse nuk i pranon asnje shtet tjeter,,as mali i zi ,,as kroacia,,as greqia,,nuk i pranon keta morracake qe vijne me buke e domate me vete,,ne mal te zi shkon e gjithe paria e serbise,,,,ngrija taksen e rruges te kukesit o edi rama ,,,nga 5 ne 100 euro/makine,,,per c'fare te zgjodhem ne krye te qeverise,,,per kete pune te zgjodhem,,,dhe beje me pagese dhe rrugen tirane --shkoder,,dhe tirane -vlore-sarande...

    Përgjigju
  • Populli: 02/08/2020 10:25

    O shtet b*thq*rash. Mbyllni kufirin. Mos çoni dem jetet dhe te ardhmen per dhjeta dite plazh k*rvash. Do bllokoni gjithe shtetin o perversa per pese para dhe per k*rvllikun pa fund ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • ani: 02/08/2020 10:16

    kta i kan mbyll portat per ne. pse neve duhet ti lejojme apo te na krimbin me covid. eshte i vetmi shtet shqiperia ku nuk funksionon reciprociteti ndaj dhe jemi qytetarevte kategorise se trete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump