Gërryenin me eskavatorë shtratin e lumit 'Mat', një person i arrestuar dhe një nën hetim në Kurbin! Shpallen në kërkim 2 të tjerë

LEZHË- Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme. Për pasojë janë sekuestruar tre eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërsa në pranga ka rënë pronari i 2 prej eskavatorëve, P.M 57 vjeç për shkak se nuk kishte leje dhe dokumentacionin përkatës për të ushtruar këtë veprimtari.

Nën hetim është vënë shoferi i njërit prej eskavatorëve, 50 vjeçari A.P punonte për firmën që administrohej nga 57 vjeçari P.M.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë të cilët kishin në pronësi ekskavatorin tjetër të gjetur në vendngjarje. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, këta persona nuk janë gjetur aty dhe vijon puna për kapjen e tyre.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?