Hackerat dalin blof, paralajmëruan ‘namin’ por nuk gjejnë asnjë skandal mes mijëra emaileve të vjedhura të Kryeministrit

Hackerat dalin blof, paralajmëruan ‘namin’ por nuk gjejnë asnjë skandal mes mijëra emaileve të vjedhura të Kryeministrit

Grupi që sulmoi faqet e shërbimit qeveritar në Shqipëri, i prezantuar me emrin “Homeland Justice”, pas shumë paralajmërimesh se kishte vjedhur të dhëna shumë sensitive dhe se do të bënte ‘namin’ nëse këto të dhëna do të nxirreshin, pasi vendosi një numërim mbrapsht që këto të dhëna gjoja do të publikoheshin të dielën paradite, pastaj e shtyu gjoja publikimin për pasdite derisa ndërruan mendje dhe e anuluan fare, kanë publikuar sot disa emaile të Kryeministrit Rama.

Ata i kanë publikuar në një faqe me domain rus, https://homelandjustice.ru/, dhe kanë shkarkuar disa mijëra emaile por që në fakt janë ‘një furtunë e ngritur në një gotë uji’. Report Tv ka siguruar listën dhe absolutisht asgjë e rëndësishme nuk është publikuar prej tyre. Shumica janë njoftime të ardhura nga rrjetet sociale, që përgjithësisht vijnë në postën elektronike si ‘junk’ apo ‘spam’, pjesa tjetër janë emaile të parëndësishme, thjesht rutinë të dërguara nga administrata, apo vetëm disa prej tyre të bëra forward nga Rama.

Pra, hackerat kanë dalë totalisht blof. Kjo konfirmon edhe një herë atë që autoritetet e kanë thënë që prej ditëve të para të sulmit se asnjë e dhënë nuk është humbur nga sulmi, apo asgjë e rëndësishme nuk është vjedhur.

Kujtojmë se marrja përsipër e sulmit kibernetika ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin twitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve. Por Report Tv para se të mbyllej arriti ta eksploronte faqen dhe vihej re fakti i çuditshëm ishte se në ditët para sulmit kibernetik ky profil Homelandjustice shkruante për protestën e Sali Berishës që po organizonte me 7 korrik. Pra, më shumë se profili i hakerave iranianë apo rusë, duket profili i një fanatiku berishian që promovonte postimet e komandantit të Foltores në prag të revolucionit të tij imagjinar demokratik.

Kujtojmë se pas sulmit kibernetik të 2 javëve më parë mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale! Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj tha se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online.

Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i thellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në.

Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to. 

Kujtojmë se një pjesë shumë e madhe e shërbimeve online në e-Albania u rikthyen vetëm pak ditë pas sulmit, duke bërë të mundur kështu që qytetarët të marrin dokumentet online. Pas rikthimet të e-Albania kanë nisur regjistrimet edhe për klasat e para dhe të dhjeta. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 02/08/2022 18:54

    Cne skandale ne Shqipri, se mos jemi Suedia ne per skandale

    Përgjigju
  • Alniku: 02/08/2022 18:54

    Ore mos u gëzoni para kohe se do dali Brisida çdo ditë dhe do sjelli nga një skandal ????????????

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/08/2022 17:47

    Kur ndodhë dini tjeter alarmohet i tërë shteti, kurse këtu ke në Edvin shkjau shqipfolës luan qoke me popullin. Njashtu si luajtur nga mendiar dhe pagoi mil euro për lobim që rusia reagoi ”kundër” rezolutes së parlamentit shqiptar në kishe me Dik Martyn !, për të na treguar se Putinin e paska ” kundershtarë” Wauuu

    Përgjigju
    • Patriot: 04/08/2022 11:03

      Si të duket PRASI që hëngri Tritani në Lushnjë...Tani do e hajë edhe Sali Berisha e Ilir Meta...pjesën tjetër...haje vetë...

    • Alniku: 02/08/2022 18:56

      Ti o rrot k.ri mëso njëherë shqip të shkruash dhe ato shkjajt ty të shkërdh..r nonën se ja dini edhe gjuhën Si mundet të flisni për KM e Shqipërisë me këtë gjuhë serbishtfolës.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 02/08/2022 17:25

    Po pse nuk iu duket skandal juve qe kane arritur te thyejne posten elektronike te Kryeministrit ?

    Përgjigju
    • Asgje me email: 02/08/2022 23:40

      Jo, sepse asgje nuk bejne me email. Natyrisht qe asgje sdo kishte aty brenda.

    • nini: 02/08/2022 17:38

      Jo. Ka ndodhur gjitheandej neper bote.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin