TIRANË- Astrit Hado, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore garantoi në studion e Report Tv të gjithë pensionistët se financat janë të shëndosha dhe të gjithë pensionet do të paguhen në kohë. Hado theksoi se nuk ka ndodhur në të paktën 10 vitet e fundit të jetë vonuar as me një orë pagesa e pensioneve, për shkak të mungesës së parave.
"Sfidoj këdo që thotë se janë vonuar qoftë edhe 1 orë pensionet. Nuk kemi mungesë fondesh. Edhe në fondin rezervë është i plotësuar, që para një viti e gjysmë", tha Hado.
Ai ka njoftuar gjithashtu se të gjithë fermerët që paguan detyrimet e sigurimeve shoqërore në vitin 2014 do t'u njihen. Hodo shtoi se gjatë atyre viteve pati një fluks të madh të fermerëve që paguan rreth 2 milionë lekë të vjetra secili, për të përfituar rreth 20 vite pension.
Drejtori i ISHS-së tha se edhe ish- ushtarakët do të përfitojnë pension të parakohshëm të plotë. Hodo nënvizoi se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 1600 ish-ushtarakë, teksa shtoi se ish- ushtarakët nuk do të penalizohen më nga kushti i mëparshëm që nëse një familjar i tyre kishte tokë.
"Para rreth një jave janë miratuar tre VKM, dy për ish-ushtarakët dhe një me pagat që deklarohen dhe njohjen e sigurimeve për fermerët. Rreth 1500 ushtarakë do e përfitojnë, brenda 2 javësh do hidhen në pagesë", tha Hado.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Më shumë lekë gjatë lejes së lindjes për gratë dhe shtëpi për familjet e vogla! Qeveria programe për shtimin e popullsisë
14 Nëntor 2024, 14:40
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor 2024, 19:17
-
Indeksimi 4.1% i pensioneve/ Drejtori i ISSH: Detyrim ligjor, përfitojnë të gjithë! Por për të kompensuar nivelin e ulët përdoren bonuse
19 Shtator 2024, 17:38
-
S'ka ndërgjegjësim/ Informaliteti 52% rritje! Biznesi punë në të zezë, pa sigurime dhe nëndeklarim page
24 Gusht 2024, 14:50
-
Shqipëria e Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve! Të martën firmoset
4 Shkurt 2024, 10:13
-
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për 704 mijë pensionistë! Qytetarët: Shpërblimi mbaron për 2 ditë me këto çmime! Varfëria ka nxjerrë dhëmbët, s'ka festime
4 Dhjetor 2023, 15:32
-
Drejtori i ISSH-së në Report Tv: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes së kontributeve! Eksperti i ekonomisë: Indeksimi i pamjaftueshëm
2 Tetor 2023, 15:28
-
Lehtësimi për bizneset, hyn në fuqi ndryshimi ligjor për sigurimet shoqërore! Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet ajo minimale, jo më me të njëjtën përqindje
18 Gusht 2023, 16:19
-
Tregu i sigurimeve, fitim rekord prej 14.3 milionë eurosh në 2022
12 Korrik 2023, 07:22
-
Projektligji i ri, punonjësit e teknologjisë së informacionit do të paguajnë kontribute vetëm për pagë minimale! Përjashtohen edhe pensionistët që punojnë në privat
3 Prill 2023, 12:42