Hahn: MSA, moment historik, përshëndesim krijimin e Dhomave të Veçanta për Specialen

/ATSH/.- Komisionari Johannes Hahn, në një video konferencë nga Komisioni Evropian, ka prezantuar progres raportin për Kosovën.
"Ngërçi politik në Kosovë po bllokon punën e Kosovës", theksoi Hahn duke shtuar se Kosova, si shtet i ri, ka shumë punë përpara.
Nënshkrimin e MSA-së, Hahn e ka quajtur moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian mbështet marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Kosova ka treguar maturi në dialog, si dhe ka mirëkuptuar miratimin e ligjit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, raporton Koha.net.
I pyetur se ku e shikon progresin në dialog kur Serbia ka shkelur marrëveshjet duke lobuar kundër Kosovës në UNESCO, Hahn ka thënë se duhen vazhduar përpjekjet për stabilizim marrëdhëniesh, pa u përgjigjur konkretisht në lidhje me lobimin e Serbisë kundër Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU