/ATSH-AFP/ - Kryeministri irakian, Haider al-Abadi vuri sot në dukje dështimin e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik duke denoncuar një mungesë mbështetjeje për vendin e tij, përballur që prej një viti me avancimin e xhihadistët.
"Mendoj se ky është një dështim i komunitetit ndërkombëtar. Përsa i përket mbështetjes së Irakut, ka shumë fjalë, por pak veprim në terren", theksoi al-Abadi në një konferencë shtypi pak para hapjes së një takimi të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist.
Kryeministri irakian nënvizoi gjithashtu se vendi nuk ishte ndihmuar mjaftueshëm me armatime dhe municione. "Ne nuk kemi marrë shumë, pothuajse asgjë. Ne duhet të mbështetemi vetëm tek vetja jonë", theksoi ai.
Për shkak të problemeve fiskale, ne nuk jemi në gjendje për të nënshkruar kontrata të reja për furnizimin me armë. Pjesa më e madhe e kontratave ishin arritur nga qeveritë e mëparshme me rusët. Rusët janë përballur r tashmë me sanksionet amerikane dhe është shumë e vështirë për të paguar për të pasur këto armë.
"Ne nuk kërkojmë armë, por ju lutem na lejoni të blejmë armë në mënyrë më të lehtë", theksoi ai.