Gjendja në Haiti pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar vazhdon të jetë tejet i rëndë. Spitalet janë të tej mbushur, me persona të cilët kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, pasi janë me gjymtyrë të thyera dhe lëndime të tjera traumatike.
Në të njëjtën kohë pati edhe rritje të tensioneve për shkak të mungesës së ndihmës në zonat e thella të vendit , ndër më të goditurat nga tërmeti që vrau mbi 2,000 njerëz.
Shumë Haitianë shtëpitë dhe mjetet e jetesës të të cilëve u shkatërruan nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi vendin më 14 gusht thanë se nuk ishin të sigurt të fillonin edhe rindërtimin.
Numri zyrtar i vdekjeve nga tërmeti është 2,189 persona, me rreth 332 persona të zhdukur. Por banorët në zonat rurale jugore ende po gërmojnë për trupa që besohet se gjenden nën rrënoja.
Dhjetëra mijëra shtëpi janë rrënuar, duke lënë shumë familje pa asnjë mundësi tjetër përveç të flenë jashtë pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës.
Arritja në zonat që kanë më shumë nevojë për ndihmë është penguar nga rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimi i autostradës kryesore si dhe sulmet e bandave që kanë ndërlikuar udhëtimet midis kryeqytetit Port-au-Prince dhe pjesëve jugore të vendit ku prodhimet dhe qasja në ujë të pijshëm janë shkatërruar.
Si pasojë e tërmetit prej 7.2 ballë që goditi më 14 gusht brigjet e Haitit, humbën jetën 2.189 persona ndërsa 12.268 të tjerë u plagosën.
Në tërmetin ku janë shembur ose dëmtuar mbi 100 mijë shtëpi, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 300 persona të zhdukur.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton punimet në Kombinat, 300 familjet e dëmtuara nga tërmeti gati të marrin banesat e reja: Partiçkat dhe gjyqtarët na penguan, por s’na bllokojnë dot punët!
21 Gusht 2024, 13:01
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht 2024, 15:38
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill 2024, 15:22
-
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
16 Prill 2024, 15:21
-
Haiti/ Banda të armatosura sulmojnë aeroportin kryesor
5 Mars 2024, 12:08
-
Qindra të burgosur arratisen nga burgu i Port-au-Prince në Haiti! Përshkallëzohet dhuna në kryeqytet
3 Mars 2024, 11:52
-
VIDEO/ Kamera vetëm lëkundej! Tërmeti 5.6 ballë gjatë ndeshjes në Kili, shihni reagimin e çuditshëm të futbollistëve
11 Korrik 2023, 15:03
-
Haiti, mbi 12 kriminelë janë djegur në kryeqytet nga civilët. Kriminelet u kapën nga policia, turma i rrethoi e u vuri flakën
25 Prill 2023, 16:24
-
Tolagahan flet për përjetimet e Almedës pas tërmetit: Gjendja psikologjike iu rëndua! Do që të jem gjithmonë pranë saj
18 Mars 2023, 14:21
-
Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave mbi 37 mijë të vdekur, BE ofron mbështetje shtesë për të mbijetuarit
13 Shkurt 2023, 07:14
-
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima
9 Shkurt 2023, 22:28
-
Artikulli i ‘BBC’ për tërmetin në Turqi: Çfarë e shkaktoi dhe pse ishte kaq vdekjeprurës?
7 Shkurt 2023, 21:34