Hajdari në partinë e 'Nisma Thurrje'/ Valteri: Na bëri nder që tregoi fytyrën e vërtetë! Zgjodhi interesat përpara dinjitetit
Rudina Hajdari dhe Halit Valteri
TIRANË- Krijimi i partive të reja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 ka sjellë përplasje mes opozitës parlamentare. Deklarata e Rudina Hajdarit se do jetë pjesë e partisë 'Nisma Thurrje' dhe jo të Lidhjes Demokratike Shqiptare me Mulsim Murrizin, duket se ka acaruar deputetin Halit Valteri.
Ai nuk ka nguruar të sulmojë deputeten e opozitës së re, duke thënë se ka zgjedhur që të jetë pjesë e një partie me interesa të fshehta përpara dinjitetit të saj. Teksa në fillim të shkrimit të tij e quan "mike", në fund, Valteri thotë se e "tregoi fytyrën e saj të vërtetë".
Vendimi i Hajdarit, dukej se nuk pritej nga Valteri, nisur edhe nga fakti që në një intervistë për Report Tv një ditë më pari, ai la të nënkuptohej se ajo do të ishte pjesë e partisë së tij, por nuk rezultoi kështu.
Deklarata e plotë
Dy fjalë për miken time Rudina !
Rudina Hajdari u mundua për muaj të tërë që të bindtte elektoratin e djathtë se ishte përfaqësuese e tyre.
Ndonëse kanë qenë jo të paktë ata që kanë dyshuar në sinqeritetin e çdo gërme që shqiptonte deputetja lart e poshtë. Por sot Rudina nuk ka treguar asgjë më shumë se ajo që pritej, përfundoi në xhepin e një lëvizje në përpjekje për t’u kthyer në parti. Nisma “Thurje” që përqafoi sot Rudina Hajdari është një lëvizje e financuar kryekëput nga interesa okulte.
Një lëvizje që nuk ka bërë transparente as qëllimin për çfarë është krijuar dhe as si financohet apo se kush janë këta dorëlëshuar që nuk kursehen të hedhin paranë kaq lehtë pa përfituar diçka në këmbim.
Megjithatë është e drejtë e secilit që të zgjedhë interesat okulte dhe financimet e dyshimta, përpara dinjitetit. Sot shqiptarët e kanë më se të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson Rudina në të vërtetë.
Me sa duket znj.Hajdari s’e gjen veten në kushtet e vendosura te partia e deputetit Myslim Murrizi, ku nuk pranohen figura të kompromentuara, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as hajdutët e tenderave dhe kushdo që ka përfituar nga pushteti...
Znj.Hajdari e ka zgjedhur rrugën e saj tashmë dhe nderi më i madh që na bëri është se na tregoi se kush është në të vërtetë...
Rrugë të mbarë dhe zoti ta priftë mbarë !
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Non grata’ e Berishës nga SHBA, Halit Valteri në Report Tv: Ka filluar në administratën e Trump! Meta i vdekur politikisht! Toska: Po akuzohet si hajdut pa fakte
13 Nëntor, 18:30
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
'Floriri i vjedhur t’i kthehet shqiptarëve', Nisma Thurje kërkon shfuqizimin e 5 ligjeve, Shabani: Kuvendi t'i anulojë
24 Tetor, 15:38
-
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI
21 Tetor, 18:30
-
12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë
16 Tetor, 22:26
-
Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe
16 Tetor, 21:34
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, ndërtuan tunel për tu ngjitur në katin e dytë mbi 'Kadastër' 7 në pranga, 1 në kërkim! Tre prej të arrestuarve punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Karrige të djegura në parlament/ Valteri: Nuk bëhet për Salianjin! Ervinit ja futi Gazi me Alibeajn! Lapardhaja: Opozita është vetëdjegur
30 Shtator, 17:57
-
Shabani për Report TV: Listat e mbyllura i çuam në Kushtetuese, më 2025 forcat e reja do përfaqësohen në Parlament me grup deputetësh, duhet votimi elektronik
16 Shtator, 18:32
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator, 19:37
-
Anëtarja e FRPD-së e pakënaqur me listën e drejtuesve politikë në PD: Duhej rinovuar, s’mund t'u përkasë një grupi individësh të dështuar
10 Shtator, 19:16
Pse cuditeni ... kjo goca e Fatmires dhe Azemit eshte... cfare mund te prisnit prej saj?
PërgjigjuStop ketyre Partive fantazma qe po shtohen si pucra te qelbura ne "trupin e nje njeriu" qe sapo ka dal nga agonia 30 vjecare.Nje taxe me teper per taxapaguesit.Ne SHBA cdo njeri si ai i varferi, i shtreses se mesme, edhe ai i pasuri ka te drejten e tij , te kandidoje edhe per president , etj. por kur vjen puna per fushate per te shpalosur idete e tija , ai ,ajo,i varfer dhe i shtreses se mesme edhe pse mund te jene njerez te zgjuar nuk mund te bejne dot fushate sepse fushata do qe te hedhesh shume para dhe keto para duhet ti hedhesh nga xhepi jot, pa prekur taxapaguesit dhe fushaten aje e bejne njerezit e pasur dhe pasuria e tyre eshte e kontrolluar qysh ne themel.Ku do i gjejne leket per fushate Zonja Hajdari apo Partite e vogla? .......
PërgjigjuFytyra e vertete e Nismes. Si do i kerkoje votat elekoratit me Rudinen dhe Besjan Peshen. Edhe ata qe ishin mbeshtetes te Nismes ne fillim e humben besimin. Kur do vije ajo dite valle qe te kete ne Shqiperi nje alternative per Shqiptaret.
PërgjigjuKjo vajza eshte rritur ushqyer edukuar me te ardhurat e te jemes qe e mesuam se nga vinin Dhe tashti si tia veme emrin nuk e di Morali!!!