Hajdari për Report TV: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi, opozita parlamentare e unifikuar në këtë çështje

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se reforma zgjedhore do të vijë si një paketë e plotë që do të votohen më 30 korrik nga Kuvendi, ku do të pasqyrojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik mes partive politike por dhe kërkesat e opozitës parlamentare që po diskutohen në këtë fazë të dytë. Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha për gazetaren Klesiana Omeri se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik. Për Hajdarin duke qenë se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, atëherë numërimi elektronik do të ishte një mënyrë që vota të mos cenohet nga militantët.

"Nuk është çështja që u anashkalua por drafti duhet të ishte i plotë, Komisioni e ka luajtur rolin e vete dhe në këtë draft nuk do ketë ndryshime apo cenime dhe është e udhës që ky draft të vijë në parlament dhe të marri rrugën institucionale. Beteja që unë shpalla në atë Këshill Politik e zhvendosa tek kërkesat e opozitës parlamentare për hapjen e listave. Për ta bërë më të plotë këtë reformë zgjedhore duhet të kemi disa element shtesë si hapja e listave, votimi i diasporës dhe përfshirja e numërimit elektronik për të balancuar faktin se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo nga militantët e partisë. Numërimi elektronik do ishte një mënyrë e duhur për të balancuar këtë fenomen. Kjo reformë zgjedhore do të vijë me një paketë të plotë dhe do të miratohet më 30 korrik, kjo na jep kohën që të diskutojnë në mënyrë institucione kërkesat e deputetëve", tha Hajdari.

Hajdari tha se ajo e ka kushtëzuar votën e saj deri në shtimin e këtyre elementëve, ndërsa shtoi se qëndrimi për reformën zgjedhore i opozitës parlamentare është i unifikuar dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të realizohen.

"Unë kam kushtëzuar votën se pa shtuar këto element shtesë dhe duke mos pasur ndryshimet e duhura, qoftë edhe një garanci më të fortë për diasporën që edhe pse mori një vullnet nga të gjitha palët nuk u konkretizua dhe ajo duhet të garantohet në zgjedhjet e ardhshme dhe jo vetëm në parim. Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit. Opozita parlamentare edhe pse me individë nga lista të ndryshme janë bashkë për reformën zgjedhore. Ndryshimi i sistemit do të jetë beteja jonë kryesore", tha Hajdari.

Ajo shtoi se kjo betejë nuk është luftë për kolltuk apo personale, por "për të përmirësuar cilësinë e demokracisë në vend. Kjo është një betejë reale për të përmirësuar cilësinë në parlament dhe për t'i dhënë të drejtën sovranit të zgjedhë atë që kërkon ta përfaqësojë".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen