Hajdutët e kasafortave në vilat luksoze në Tiranë, detajet si bllokojnë valët dhe hapin dyert e blinduara pa dhunë

Hajdutët e kasafortave në vilat luksoze në Tiranë, detajet si bllokojnë valët dhe hapin dyert e blinduara pa dhunë

Foto ilustruese

Ata prej muajsh e kishin alarmuar policinë. Të aftë të piketonin banesat luksoze brenda të cilave qëndrojnë të mbyllura kasaforta me lekë dhe të pajisur edhe me bllokues valësh si masë paraprake për rastin më të keq.

Një burim hodhi dritë mbi grupin që u godit një ditë më parë, i cili u zbulua edhe me ndihmën e një qytetari që njëkohësisht me uniformat blu ka bërë edhe hetimet e tij private. Investigimi i qytetarit ka mbërritur deri aty thanë burimet, sa kur është përballur me njërin nga hajdutët ai i përgjërohet “nuk e dija që ishe ti”.

Grupi i kasafortave dhe i milionave të rrëmbyera nëpër banesa të ndryshme të kryeqytet, dyshohet që ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë dhe që gjithashtu veç bllokuesve të valëve përdorte pajisje speciale për të hapur dyert e blinduara pa dhunë.

Por gabimi fatal i grabitësve profesionistë sipas burimeve të gazetës Si lidhet me grabitjen e datës 6 shtator 2020, kur ata bujtën në shtëpinë e B.A,  i cili ia kishte lënë ambientet për të jetuar nipit të tij E.A me detyrë jurist pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Burime pranë kriminalistikës rrëfejnë se dera kryesore ishte e hapur pa dhunë dhe ngjante sikur të ishte hapur normalisht nga brenda apo jashtë. Hapja me një aparaturë të posaçme që gjen kodin e çelësave të dyerve të blinduara pa qenë nevoja e kopjimit të çelësit origjinal është stili i hajdutëve të kasafortave, të cilët kanë bërë kërdinë dhe që deri më tani u janë dokumentuar vetëm pesë vjedhje të ngjashme.

Në shtëpinë ku jetonte juristi pas këqyrjes së imtësishme u pa përmes gjurmë kopjuesit vetëm një gjurmë, e cila pasi u shënua si gjurmë është dërguar pranë policisë shkencore për të kryer krahasimet përkatëse.

Bëhet me dije nga burimet se i zoti i shtëpisë tregon se kur u kthye nga puna e gjeti derën të mbyllur si zakonisht, por sa shkeli në korridor pa rrëmujën gjithandej, kutitë e boshatisura me bizhuteri floriri që nga unazat e deri tek varëset e blera ndër vite. “Shkova tek gardëroba aty ku mbaj kasafortën, nuk ishte, atëherë njoftova menjëherë policinë”, tregon i riu. Viktima e radhës është përpjekur t’i ndihmojë disi agjentët duke iu treguar se ishte tepër i kujdesshëm me çelësin dhe se e mbyllte përherë derën.

Por sipas tij “kontaktova në Facebook një agjenci që merret me transport mobiliesh. Nuk i njihja. Kjo ndodhi katër ditë para vjedhjes, duhet të lëvizja mobiliet në shtëpinë ku jetoj dhe kur nuk ramë dakord për çmimin gjeta një tjetër po në Facebook”.

Personat që kishin hapur websiten e Facebook sipas burimeve policore janë shtetasit A. K dhe M.H. “Unë qëndrova në makinë sepse nuk po gjeja parkim tregon njëri nga transportuesit e mobilieve ndërsa kunati u ngjit lart. Fotografitë e banesës i pashë në telefonin e kunatit. Ndërkohë A. K, i cili hyri në banesën luksoze këmbëngul para policisë se prej 15 vitesh ai merret me transport mobiliesh dhe se askush nuk është ankuar. “Në shtëpinë në fjalë nuk pashë asnjë kasafortë, qëndrova pak në këmbë, të zotët e banesës më qerasën, ramë dakord për çmimin dhe pastaj unë lëviza”, – mbyll pretendimin e tij transportuesi numër dy.

Por kush e kreu grabitjen?

Një kamera sigurie e instaluar në lagje, ndërsa në pallat nuk ka asnjë të tillë ka zbulua një mjet tip fiat punto ngjyrë e bardhë. Në vazhdën e dhjetëra veprimeve hetimore agjentët shkuan edhe në banesën e posedueses së mjetit, një grua me inicialet A. Sh banuese në Durrës. Në shtëpi u gjet bashkëshorti i të zonjës së makinës që pas veprimeve të mëpasshme rezulton të jetë njëri nga hajdutët.

S.Sh sipas burimeve të gazetës Si fillimisht është justifikuar se automjeti ishte nën pronësinë e të shoqes, ndërsa më pas konfirmon: makina është nën emrin e gruas time, por pronar i vërtetë është D.B (edhe ky i arrestuar), i cili merret me tregti makinash dhe këtë makinë ia ka dhënë për përdorim disa ditor E.M.

Burimet e gazetës Si shpjegojnë se menjëherë më pas është kryer kontroll blic në shtëpinë e këtij të fundit, në banesën e të cilit u zbulua pajisja valë bllokuese.

Teksa kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e E.M, pasi ai gjatë kontrolleve nuk ishte aty, paralelisht një agjent policie pranë komisariatit numër dy ka vazhduar me marrjen në pyetje të S.Sh që rrëfeu se si pinte kafe shpesh edhe me E.M dhe D.B, por edhe me shtetasin A.R i shpallur në kërkim si njëri nga bashkëpunëtorët. S.Sh identifikon një sërë kamerash sigurie të grumbulluara nga policia pas vjedhjeve të ndryshme, mes tyre një individ me tatuazh në krah. “Por unë nuk kam lidhje, thjesht ata morën për pak ditë makinën e gruas sime, justifikohet i dyshuari para policisë.

Burimet policore tregojnë se në grup është e përfshirë edhe një grua e cila ka dy identitete, në njërin rezulton si banuese nga Fushë Kruja dhe në tjetrin si banuese në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “V.O u shpall në kërkim pasi ka dyshime të forta që ndihmon të kërkuarin tjetër duke e fshehur në hotele të ndryshme dhe për këtë qëllim dyshohet si autore e përkrahjes së autorit të krimit”, deklaroi për gazetën Si një burim zyrtar i Policisë së Shtetit.

I zoti i shtëpisë dhe hajdutët

Por teksa policia i ishte afruar mjaft afër grupit, i zoti i shtëpisë E.A shkoi sërish në komisariat me detaje të reja dhe madje edhe me 9600 euro që njëri nga hajdutët ja kishte kthyer mbrapsht së bashku me përgjërimin “nuk e dija që ishte ti”. E.A tregon në polici “kontrollova kamerat e sigurisë gjatë këtyre ditëve derisa zbulova një makinë të çuditshme me ngjyrë të bardhë. Klikova tek e gjoba për të parë pronësinë e automjetit dhe aty zbulova pronarët. U interesova në Durrës  dhe më treguan se makinën në të vërtetë e mbante E.M.

Ai tregon se si nisi gjurmimin e E.M duke ju vënë pas në një rrugicë pa drita. “Ai shikonte majtas djathtas, i thashë ndalo, ti je personi që më ke vjedhur shtëpinë. Ndaloi më tha nuk e dija që ishe ti i zoti i shtëpisë. Më hodhi 9600 eurot dhe u largua me vrap. I numërova, ishin aq sa më kishin vjedhur si edhe prerjet që kisha”.

Burimet e gazetës Si tregojnë që menjëherë pas zgjidhjes së çështjes në rrugë ekstra, i dëmtuari u drejtua në komisariatin numër dy duke treguar zbulimin e tij, që në të vërtetë ndërkohë ishte zbuluar edhe nga policia. /GazetaSI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 10/09/2020 20:00

    MALOKE DUHET TE JENE ,,,nuk ka dyshim,,,ata i bejne keto....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

'Agim Krajka e kërkonte në grupin e tij', gazetari në SHBA tregon për Parashqevi Simakun: M'u ankua si e trajtonte bashkëshorti, doja ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

'Agim Krajka e kërkonte në grupin e tij', gazetari në SHBA tregon për Parashqevi Simakun: M'u ankua si e trajtonte bashkëshorti, doja ta ndihmoja të shkonte në Hollywood