Hajdutët i 'kthejnë përmbys' shtëpinë biznesmenit në Sarandë dhe i marrin mijëra euro (Detaje+Foto)

Hajdutët i 'kthejnë përmbys' shtëpinë biznesmenit në Sarandë dhe i marrin mijëra euro (Detaje+Foto)

Shtëpia e biznesmenit

Një vjedhje spektakolare është kryer në qendër të qytetit të Sarandës, ku hajdutët kanë marrë një shumë prej 30 mijë eurosh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike.

Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por nga burime nga grupi hetimor bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni në Sarandë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda banesës, e cila është 'kthyer përmbys' nga hajdutët derisa kanë gjetur shumën e eurove.

Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë person nga familja, gjë që të bën të mendosh se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre.

Pas denoncimit nga biznesmeni, policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës.

Shtëpia e biznesmenit të grabitur

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/03/2019 21:39

    Po mir ore po kjo fshatarsi nuk mësoi këta 30 vjet se paratë mbahen në bankë dhe jo jastëqeve, dysheqeve, çorapeve e brekëve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm