PARIS - Njerëz të çuditshëm, krime qesharake. Një hajdut që tentoi të vidhte në bankë teksa në kokë mbante një palë të mbathura është burgosur nga një gjykatë franceze. Daniel Anfray, 56 vjeç, u identifikua menjëherë nga arkëtari i bankës.

Arkëtari i kishte kërkuar të lëshonte thikën që mbante në dorë e më pas kishte lajmëruar policinë. Anfray tha në gjykatë se ai ndihej “i humbur” pasi sapo kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Me veprimin që bëri, ai do të kthehet sërish në burg, ku do të qëndrojë 4 muaj. Nuk përjashtohet mundësia që 56-vjeçari të ketë qenë i dehur edhe kur tentoi të vidhte bankën, pasi vetëm një “i pavetëdijshëm” do të maskohej duke vendosur të mbathurat në kokë.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)