Hajduti serial, Gjykata, arrest
me burg për Bledar Selmanaj

Hajduti serial, Gjykata, arrest <br />me burg për Bledar Selmanaj
TIRANE -Gjykata e Tiranës dha sot masën arrest me burg për të akuzuarin për një seri vjedhjesh në Tiranë, Fier e Vlorë, 30 vjeçarin Bledar Selmanaj, ndërsa vlerësoi të rregullt arrestimin në flagrancë.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Tiranës, Selmanaj ka pranuar autorësinë e 5 vjedhjeve, ndërsa ka shprehur pendesë duke kërkuar kështu ulje dënimi.

Ndërkaq, nga ana e prokurorit të çështjes, Ylli Basha u kërkua masa e sigurisë arrest me burg. Avokati mbrojtës i të akuzuarit për vjedhje, Pëllumb Çelaj, ka kërkuar masë më të lehtë arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.

30 vjeçari, Bledar Selmanaj vidhte banesa në Tiranë e në disa qytete të tjerë të vendit, ndërkohë që sendet e vjedhura i shiste në dyqane. Për këtë arsye janë shoqëruar edhe pronarët e dyqaneve që bashkëpunonin me të akuzuarin.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot