Haklaj: Breçani krahu i djathtë i Berishës dhe i majtë i Metës! Korreshi: S'marr pjesë në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit

TIRANË- Deputeti i grupit të Bardhit, Saimir Korreshi tha për Report Tv se nuk do marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Berishës më datë 2 dhjetor. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi tha se nuk merr pjesë në një Kuvend ku nuk janë të përfshirë të gjithë demokratët.

“Nuk marr pjesë përderisa PD nuk do vërë vend që të mos bëjë kuvende të njëanshme. Unë nuk marr pjesë në Kuvende ku nuk përfshihen gjithë demokratët. Do doja të përqendronim energjitë tona tek ajo që ndodh në Kuvend, tek ajo që i mungon opozitës, tek fjala e lirë, se si po e përdhosin në kuvend. Do doja një proces gjithëpërfshirës, ku të futen gjitha palët e duan apo jo njëri tjetrin”, tha Korreshi.

Sa i takon kaosit të Rithemelimit në Kuvend, anëtari i Kryesisë së PD, Azgan Haklaj i krahasoi me Hamasin, ndërsa tha se në seancën për buxhetin treguan se bashkëpunojnë me Ramën, ku me bllokimin e seancën nuk lejuan që të diskutoheshin 8 amendamentet e PD. Haklaj thotë se Gazment Bardhi u bë pjesë e skenarit të Berishës kundër demokratëve.

“Është keqpërdoru nga grupi i Hamasit. Ata që bërtasin në nëpër rrugë apo media fjalë e lirë, ata dhunojnë tavolinën e udhëheqësit të opozitës. Në ditën më të rëndësishme të shqiptarëve kur ishte miratimi i buxhetit të shtetit. Është kushtetuta financiare e Shqipërisë. Pati një sintoni të plotë të mazhorancës me foltoristët që nuk lejuan amendamentet që kishte paraqitur PD. Rama miratoi buxhetin. Shqiptarët do ta mësonin debatin për buxhetin, nuk panë debat. Aleanca e kullave dëshmoi se është bashkë”, tha Haklaj.

Haklaj komentoi edhe arrestimin e Erzen Breçanit, duke thënë se ish.nëndrejtori i Policisë së Tiranës është krahu i djathtë i Berishës dhe krahu i majtë i Metës.

Djegia e karriges së Bashës në Kuvend ku mori flakë tymuesja, Korreshi thotë se ishte një rastësi.

“Ishte rastësi. Në pozicionet e para që mos të ketë afrimitet me gardën, ruhen pozicionet që mos të afrohen garda. E keqja nuk është me Bashën, por me Ramën dhe Nikollën. Ne s’kemi bërë protestë kundër Bashës, po për respektimin e kushtetutës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 25/11/2023 05:08

    ajo dihet gjith mafjozet e te korruptuarit me berishen e me meten jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm