Nënkryetari i Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve pritën në një takim në selinë e Partisë Demokratike, Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë Dinko Cvitan dhe drejtuesin e misionit Euralius dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Nënkryetari i Grupit Parlamantar të PD-së, Halimi theksoi se "Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca e konsolidimit të institucioneve dhe pavarësisë së tyre nga politika si kusht për besueshmerine ndaj tyre, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fatkeqësisht Shqipëria nuk po ndjek rrugën e BE për forcimin e institucioneve por vetëm kapjen e tyre" .
Halimi solli në vëmendje si një shqetësim të madh KLD ku sipas tij, ne krye ka zv-ministrin e PS, ish-gjyqtarin e vendimeve të tmerrshme të diktaturës, avokatin e PS dhe miltantin e PS,  dhe se kjo, nuk përbën asnjë garanci për një gjyqësor të pavarur. Rrëzimi i pandërprerë i kandidaturave të Presidentit për në Gjykatën e Lartë, pa asnjë shkak, dhe miratimi i një ligji për Gjykatën e Lartë ku i merret kompetenca Presidentit dhe i lihet një këshilli me prezencë të Minisitrit, nuk i shërben forcimit të pavarësisë. Ngritja e Byrosë së hetimit, jo pranë prokurorisë si institucion i pavarur por nën varësinë e ministrit, njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën, nuk jep garanci për pavarësinë dhe besueshmërinë e hetimeve, por për perdorimin politik të këtij instrumenti.
Prokurori i Përgjithshem i Kroacisë theksoi se "është shume e rëndësishme që institucionet të kenë në krye njerëz me integritet dhe që politika të rrijë larg atyre. Vetem qendrimi i institucioneve të pavarura dhe larg ndikimit politik dhe vullneti i hekurt i të gjitha palëve është çelësi i suksesit të luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, u shpreh kryeprokurori kroat"./atsh/