TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri thotë se zotëron dokumente që vërtetojnë se Belind Këlliçi ka paguar para për t’u takuar me Donald Trump në tetor të vitit 2024. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Valteri thotë se Këlliçi duhet t’u tregojë shqiptarëve se ku i gjeti paratë foton me Trump.
Më tej, ai thekson se Këlliçi gënjeu hapur shqiptarët kur tha se nuk ka paguar asnjë lekë për foton me Trump.
“Këllëçi është ai që tha se kostoja e fotove zero lekë. Belind Këlliçi duhet tu sqarojë shqiptarëve kush i ka paguar ato para që ai ka marrë pjesë në atë takim. Ai ka qenë takim për mbledhjen e fondeve dhe kushdo që ka marrë pjesë ka paguar para. Unë disponoj dokumente që janë paguar para për t’u futur në takim. Zotëria ka gënjyer shqiptarët ditën për diell dhe ka thënë kostoja e fotos zero para. Belloja, që mban Saliu nga mbrapa, duhet t’u tregojë shqiptarëve sa para ka paguar për të marrë pjesë në këtë takim dhe me çfarë parash udhëton dy herë në muaj në SHBA. Nuk ka biletë nën 500-600 dollarë për të shkuar në SHBA”, tha Valteri në Report Tv.
Për foton me Donald Trumo, Këlliçi është pyetur edhe nga SPAK më 26 dhjetor 2024, kur u paraqit për marrjen në hetim për falsifikimin e diplomës së gjimnazit dhe deklarimi i rremë.
Për foton me Trump, ktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari denoncoi se një takim i tillë kushton të paktën 25 mijë dollarë. Madje, Kokalari publikoi edhe foton e ftesës së një një eventi të Trump në Fayetteville NC, ku thuhej qartë se një foto me kandidatin presidencial kushton 25 mijë dollarë.
Vetem Bellua u pasurua ne opozite, bravo per pazaret
PërgjigjuTrumpin prej dylli e ka taku dhe Qorri me Llapajn. Muzeu është për të gjithë.
Përgjigju