Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje

Izraeli marshon përmes një operacioni tokësor drejt Rripit të Gazës tashmë nën rrethim dhe që i është ndaluar furnizimi me ushqime dhe energji. Ndërkohë bilanci i të vrarëve në Izrael nga sulmi i miltantëve të Hamasit prej të shtunës (7 tetor 2023) ka shkuar në 1200 shkruan faqja izraelite Ynet.

“Sulmi  i Hamasit është një egërsi që nuk është parë kurrë që nga koha e Holokaustit. ” komenton kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Masakra e fundit e zbuluar është ajo në fshatin Kfar Aza, një zonë  5 km afër kufirit me Gazën ku janë gjetur trupat e vrarë të 200 izraelitëve. Mësohet se mes viktimave që janë ekzekutuar ishin dhe trupat e pajetë të 40 foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, disa prej tyre madje dhe me kokë të prerë. Masakra mendohet se ka ndodhur të shtunën kur dhe luftëtarët e Hamasit ndërmorën sulmin e paprecendentë nga toka ajri e deti drejt Izraelit duke e gjetur atë të papërgatitur.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pasditen e 10 tetorit, e quajti 'akt të pastër ligësie' sulmin e Hamasit, dhe se brutalitetli dhe ‘etja për gjak’ e tij kujton "tmerret më të mëdha të ISIS-it" prandaj Izraeli ka detyrë ti përgjigjet.

"Ky është terrorizëm, por fatkeqësisht për popullin hebre, nuk është diçka e re," tha Biden gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë ku shprehu gjithashtu shqetësim për amerikanët që janë marrë peng nga Hamasi, grupi militant që mbështetet nga Irani. Deri tani flitet për 14 amerikanë të vrarë dhe 20 të zhdukur.

'Ajo çfarë po bën Hamasi është terrorizëm dhe ne duhet të jemi të qartë. Jemi krah Izraelit dhe do të sigurohemi që ka të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme’ tha presidenti Biden.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bliken pritet të udhëtojë më 11 tetor drejt Izraelit.

Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp në Muscat të Omanit, në fund të mbledhjes së Këshillit të Jashtëm joformal të BE-së për situatën në Lindjen e Mesme deklaroi se  "Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por duhet ta bëjë sipas ligjit ndërkombëtar, të të drejtës humanitare. Dhe disa vendime janë në kundërshtim me këtë ligj ndërkombëtar."

"Ministrat evropianë ranë dakord me deklaratën e përbashkët të BE-së dhe vendeve të Gjirit për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, por në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare. Kjo nuk do të thotë asnjë bllokadë - të furnizimeve, ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike - për popullsinë e Gazës. " nënvizoi Borrel.

Gjatë pasdites militantët e Hamasit i bënë thirrje banorëve të qytetit bregdetar Ashkelon të largohen deri në orën 17:00 (16:00) me orën lokale dhe më pas nisi një breshëri raketash drejt qytetit. Raketat e Hamasit, nga Gaza goditën Hotel Regina në Ashkelon dhe kolona tymi u panë  pranë portit, raportojnë mediat izraelite.

Nga ana tjetër dhe Izraeli ka goditur portin e Gazas. 

Mbi 200 persona janë marrë peng dhe Hamas ka deklaruar se nuk do të nisë asnjë negociatë për lirimin e tyre deri kur të mbarojë lufta. Flitet  se mes personave në duart e Hamasit janë dhe shtetas të huaj, jo izraelitë. Objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael, tha një militant i grupit të Hamasit.

"Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t'u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë," tha Barakeh, duke shtuar se Hamasi do të përdorë pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.

Në veri rriten tensionet me Hezbollah, ndërsa mësohen se ushtria izraelite ka interceptuar dhe raketa që vinin nga Siria, si dhe janë hedhur edhe 15 raketa nga Libani drejt territorit izraelit, 4 prej të cilave janë interceptuar ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të hapura.

Nga ana e tij Izraeli minoi pjesët që militantët arritën të çanin kufirin e fortifikuar e të hyjnë në territorin izraelit duke shkaktuar një masakër të vërtetë të shtunën e 7 tetorit. 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për sulmin më të keq në tokën izraelite në dekada sapo ka filluar. Rripi i Gazës është nën rrethim total: pa energji elektrike, ushqime, benzinë. Deri tani raportohen për 900 të vdekur në  Gaza.

Shumë shtete kanë nisur evakuimin e shtetasve të tyre nga Izraeli, edhe Shqipëria ka ndërmarrë operacione evakuimi.Janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë u kthyen sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi deklaroi sot për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.

Në zhvillim lajmet më kryesore mbi këtë dyluftim të Izraelit me Hamasin. 

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 23:58
    Blinken niset drejt Izraelit, deri tani janë vrarë 14 amerikanë, 20 rezultojnë të zhdukur

    1696708990_antonyblinkengtyjt2011231606166749745hpMain16x9992.jpg

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset të mërkurën, 11 tetor,  për një vizitë në Izrael ku do të takohet me udhëheqësit e lartë të vendit, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

    Vizita bëhet në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të pashembullt të Hamasit që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1200 izraelitëve gjatë fundjavës.

    Gjithashtu Blinken pritet të shkojë edhe në Jordani dhe vizita do të zgjasë 2 ditë.

    “Blinken do të takohet me homologët izraelitë për të diskutuar konfliktin dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur Izraelin në luftën kundër terroristëve që nisën sulmet e tmerrshme”, tha Miller.

    Presidenti amerikan Joe Biden e kishte bërë të qartë më herët se SHBA-ja ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët e saj izraelitë në rajon dhe në mbarë botën që nga fillimi i krizës.

    Biden konfirmoi gjithashtu se shtetasit amerikanë ishin në mesin e atyre që u rrëmbyen nga Hamasi islamik. Ai nuk dha një shifër specifike.

    “Të paktën 14 shtetas amerikanë kanë vdekur, deri më tani dhe 20 të tjerë janë raportuar të zhdukur”, tha Shtëpia e Bardhë.

    SHBA-ja dhe Izraeli kanë pasur tradicionalisht një miqësi të ngushtë.

    Ora 22:30
    VIDEOLAJM/ Izrael, gazetari raportonte live nga Ashkelon, një raketë shpërthen dhe lidhja ndërpritet

    1696969526_italjan.jpg

    I dërguari i Tg1 Matteo Alviti po raportonte drejtëpërdrejt se si disa raketa ranë në një distancë të shkurtër nga makina e ekuipazhit në Ashkelon pasditen e sotme, kur hedhja e një rakete ndërpreu lidhjen. Gazetarët po tregonte imazhet e makinës së goditur nga predha dhe po shpjegonte se si në orën 17:00 më shumë se njëqind raketa Kassam u hodhën në qytet. Më pas u dëgjuan sirenat dhe linja u ndërpre. Pak më vonë lidhja u rivendos. Mësohet se si gazetari ashtu edhe ekuipazhi janë të sigurtë

    Ora 22:26
    Raketa drejt Izraelit edhe nga Siria

    1696955185_720db0e2c6174963be8e9c9c1a67e2a2.jpg

    Ushtria Izraelite thotë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria.

    Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” thuhet në një postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X

    Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa dhe ushtria izraelite po sulmon pozicionet nga kanë nisur hedhjet e raketave në Siri.

    Ora 21:58
    Mes viktimave në Izrael, historia e turistes 22-vjeçare: Mami më duket se na zbuluan, të dua

    Histori tragjike dalin në dritë për vdekjen e të rinjve nga Hamasi në Izrael. 22-vjeçarja Caroline Ball nga Gjermania, e cila ishte studente në Berlin dhe kishte vizituar shoqen e saj në Izrael për disa ditë, është mes viktimave.

    Fati i bëri një lojë të keqe vajzës së re, pasi ajo do të fluturonte nga Izraeli në Gjermani mesditën e së shtunës, por Hamasi sulmoi ndërtesën ku ajo qëndronte me të dashurin e saj, duke i vrarë të dy.

    Pak minuta para se të vritej nga luftëtarët e Hamasit, ajo po komunikonte me nënën e saj duke i thënë asaj se ata fshihen në një strehë.

    “Jemi nën sulm, nuk e di kush janë. Jemi fshehur në një strehë. Mendoj se na zbuluan. Mami të dua”, thuhet në mesazhin e saj të fundit.

    Ora 21:44
    Biden: Hamasi si ISIS, siguria e botës është në rrezik! Izraeli ka të drejtën dhe detyrën të kundërpërgjigjet

    Nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se po vihet në lojë siguria e botës dhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për tu kundërpërgjigjur.

     Ai mbajti një deklaratë lidhur me konfliktin në Izrael ndërsa krah tij ishin dhe zv/presidetja  Kamala Harris dhe Sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinken.

    'Ajo çfarë po bën Hamasi është terrorizëm dhe ne duhet të jemi të qartë. Jemi krah Izraelit dhe do të sigurohemi që ka të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme’ tha presidenti Biden.

    Deklaroi mbështetjen që SHBA do të vijojë t’i japë Izraelit, duke dërguar komponentë për Kupolën e Hekurt, sistemin e mbrojtjes.

    Biden konfirmon se ka amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi, të cilët kanë “një qëllim të vetëm, atë të vrasjes së popullit hebre. Janë vetë e keqja. Hamasi nuk mbron të drejtën e vetëvendosjes, ai përhap terror, ata do të duhet të paguajnë çmimin. Siguria e botës sonë është në rrezik”.

    Është momenti të bashkohemi. Nuk ka vend për urrejtje në Amerikë. Ne refuzojmë terrorizmin

    Presidenti amerikan më pas hodhi një paralele midis dhunës së Hamasit dhe ISIS, duke cituar fjalët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu: “Izraeli ka përjetuar një nga ato momente ku e keqja tregon fytyrën, trauma nuk do të zhduket”.

    Në një referencë që dukej se drejtohej ndaj Iranit dhe grupeve të mbështetura nga Irani si Hezbollahu i Libanit, zoti Biden tha se ai kishte një mesazh për çdo vend apo organizatë që mund t’i shkonte ndër mend të përfitonte nga situata - "Mos e bëni!"

    Presidenti Biden tha gjithashtu në fjalimin e tij se agjencitë e sigurisë në SHBA po ndërmarrin hapa për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm të brendshëm pas sulmit të fundjavës së grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit.

    FBI tha më herët se po "monitoronte nga afër zhvillimet", por shtoi se "nuk ka informacione konkrete dhe të besueshme zbulimi për ndonjë kërcënim në Shtetet e Bashkuara të lidhur me sulmet e Hamasit në Izrael".

    Ora 19:55
    FOTO nga dyluftimi, momentet kur Gaza dhe Izraeli shkëmbejnë raketa

     

    Raketat vazhdojnë të lëshohen nga Gaza ndërsa Izraeli bombardon Rripin me sulme ajrore. Disa momente nga dyluftimi shihen përmes këtyre fotove.

     

    Ora 19:16
    VIDEO/ Tronditëse! 200 izraelitë të masakruar në Kfar Aza, mes tyre foshnje dhe fëmijë me koka të prera

    1696958263_66666666.JPG

    Një tmerr pa fund. Trupat e pajetë të fëmijëve izraelitë, përfshirë disa të cilëve u është prerë koka raportohet se janë gjetur nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes Izraelite në një komunitet në Izraelin jugor. Ushtarët zbuluan trupat midis shtëpive dhe makinave të djegura pasi terroristët e Hamasit sulmuan Kfar Aza që ndodhet vetëm 200 metra larg kufirit me Gazën. Raportohet për 200 të vrarë, prej të cilëve 40 janë foshnje dhe fëmijë.  

    Ora 18:31
    VIDEOLAJM/ Skadon ultimatumi, Shikoni breshërin e raketave që Hamasi lëshoi drejt Izraelit

    1696955180_hamas.jpg

    Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë raketat që u lëshuan nga militantët e Hamasit drejt qytetit të Ashkelon, pas skadimit të ultimatumit.

    Hamasit u kishte kërkuar qytetarëve të largoheshin para orës 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë, nga qyteti bregdetar jugor izraelit përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror. Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite u dëgjuan shpërthime të forta.

    Ora 15:55
    Lideri çeçen mbështet Palestinën, reagon Kremlini: Mbajmë marrëdhënie me të dyja palët

    1696945496_kjds.jpg

    Kremlini ka reaguar pasi udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu mbështetje për palestinezët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskove ka thënë se Rusia mban lidhje diplomatike me të dy vendet e përfshira në konflikt.

    “Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë të nxisim kontaktet, përfshirë në nivel të lartë. Por në të njëjtën kohë, ne kemi marrëdhënie me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi edhe shumë të përbashkëta, veçanërisht numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që banojnë në këtë shtet. Prandaj, në këtë rast, ne mbajmë marrëdhënie me të dyja palët", tha Peskov, raporton CNN.

    Kur u pyet për natyrën e mbështetjes së Rusisë për palestinezët, Peskov tha se Moska është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike dhe merr pjesë në formate të ndryshme duke kërkuar baza për një zgjidhje.

    “Ne synojmë të vazhdojmë të bëjmë përpjekje dhe të luajmë një rol në drejtim të ndihmës në gjetjen e një rruge për një zgjidhje", tha Peskov.

    Peskov shtoi se datat për një vizitë të paralajmëruar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në Moskë nuk janë finalizuar, por tha se vizita ishte planifikuar paraprakisht.

    Në një video të postuar dje, Kadyrov shprehu "mbështetje të plotë" për palestinezët dhe sugjeroi vendosjen e forcave të tij "paqebërëse" në një mision për të zgjidhur konfliktin në Izrael. Kadyrov gjithashtu u bëri thirrje “vendeve islame, muslimane dhe arabe që të bëjnë një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të vëllezërve të tyre muslimanë” dhe fajësoi Perëndimin dhe Evropën për konfliktin në Izrael. Më herët të hënën, Peskov shprehu shqetësim të madh për përshkallëzimin e konfliktit izraelito-palestinez dhe bëri thirrje për një zgjidhje paqësore

    Ora 15:35
    Dy zyrtarë të lartë të Hamasit vriten pas sulmit ajror nga Izraeli

    1696945429_gggggg.PNG

    Një sulm ajror izraelit në Gaza ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit, ka njoftuar një përfaqësues  i grupit militant.

    Të vrarët raportohet se janë Abu Shammala dhe Zakaria Abu Maamar. Sipas Hamasit ata u vanë në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

    Ora 15:30
    OKB: Ka prova të qarta të krimeve të luftës nga Izraeli dhe Hamasi

    1696792424_okb.jpg

    Një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që po monitoron konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, ka deklaruar se ka prova të qarta të krimeve të luftës nga të dyja palët.

    Komisioni u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare ose kanë shënjestruar civilët duhet të mbajnë përgjegjësi, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

    “Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen. Marrja e pengjeve të civilëve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë krime lufte”, thuhet në deklaratë.

    Komisioni tha gjithashtu se “është thellësisht i shqetësuar me sulmin e fundit të Izraelit ndaj Gazës dhe njoftimin e Izraelit për një rrethim të plotë të Gazës që përfshin ndalimin e ujit, ushqimit, energjisë elektrike dhe karburantit që padyshim do t’i kushtojë jetë civilëve dhe përbën dënim kolektiv”.

    Ora 15:20
    Sulmohet Izraeli/ Sirenat e alarmit dëgjohen edhe një herë në Tel Aviv

    1696919788_84.jpg

    Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan edhe një herë në Tel Aviv pak pas orës 14:30.

    Sipas reagimeve ndërkombëtare, sirenat kanë rënë si në qytetin e madh të Izraelit ashtu edhe në zonat përreth tij.

    Raportet nga Izraeli flisnin për një sulm me raketa në qytetin e Ashdod, i cili është në periferi të Tel Avivit.

    Kujtojmë që Hamas ka paralajmëruar banorët e qytetit të madh izraelit, Ashkelon që të largohen para orës 17:00. 

    Ora 14:52
    Sulmi në Izrael, Hamasi bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm të botës arabe

    1696942283_hamas.jpg

    Hamasi ka bërë thirrje për një “mobilizim të përgjithshëm” të botës arabe dhe muslimane në mbështetje të palestinezëve të premten.

    Sipas Hamasit, dita do të shënohej si “E Premtja e Përmbytjes Al-Aksa”, me ngjarjen që synon të tregojë mbështetje për popullin palestinez “përballë luftës së hapur të okupimit izraelit”, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

    Hamasi u bëri thirrje gjithashtu të rinjve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që të përfshihen në konfrontime me ushtarët izraelitë.

    Të paktën 770 palestinezë janë vrarë dhe 4 mijë janë plagosur që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza.

    Ora 14:48
    Obama dhe Clinton dënojnë sulmin ndaj Izraelit: Ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër terrorizmit

    1696942050_obama.jpg

    Ish-Presidentët e SHBA-së, Barack Obama dhe Bill Clinton kanë dënuar sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit.

    Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, shkroi se amerikanët duhet të frikësohen nga këto sulme terroriste ndaj Izraelit dhe se ata e mbështesin të drejtën e shtetit izraelit për paqe dhe për t’u mbrojtur kundër terrorizmit.

    “Të gjithë amerikanët duhet të tmerrohen dhe të indinjohen nga sulmet terroriste ndaj Izraelit dhe masakrat ndaj civilëve të pafajshëm. Ne lutemi për kthimin e sigurt të atyre që po mbahen peng. Ndërsa mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, shkroi Obama në X (ish-Twitter).

    Po ashtu edhe ish-Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, ka reagur ndaj sulmit në Izrael, i cili ka dënuar sulmin dhe shkroi “Ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër terrorizmit”.

    “Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist të kryer nga Hamasi në Izrael dhe jam i pikëlluar nga humbja e jetëve njerëzore. Ne jemi pranë të gjithëve atyre që janë prekur nga dhuna, përfshirë familjet amerikane. Tani është koha që bota të mblidhet kundër terrorizmit dhe të mbështesë demokracinë izraelite”, shkroi Clinton në X (ish-Twitter).

    Ora 14:23
    Prindërve izraelitë u kërkohet të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve: Bllokoni hapjen e videos së pengjeve që luten për jetën e tyre

    1696940620_lal.jpg

    Prindërve izraelitë u është thënë që të hiqnin rrjetet sociale sidomos aplikacioni TikTok nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.

    Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të bllokojnë hapjen e videos së pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre“, raporton CNN.

    “Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër, e pamundur, të bllokohet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj", tha shoqata e prindërve.

     

    Ora 14:11
    Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të BE

    1696260014_1696259968borrel.jpg

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se ka ftuar ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

    Borrell, në rrjetin social X (ish-Twitter) njoftoi se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të Jashtëm të BE-së, u ftuan edhe ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen dhe ministri i jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

    “Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet sot pasdite", shkroi Borrell.

    Borrell nuk dha informacion nëse ministrat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Takimi, i cili do të mbahet përmes video-konferencës, është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën e Brukselit.

    BE-ja dhe vendet e saj anëtare, teksa reaguan ndaj sulmeve të Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit, publikuan mesazhe mbështetjeje për Izraelin.

    Ora 14:00
    Izraeli shpërndan armë për qytetarët e komuniteteve në kufi

    1696942998_pusjk.jpg

    Izraeli do të fillojë të shpërndajë mijëra armë automatike për ekipet vullnetare në komunitetet në kufi dhe qytetet me popullsi hebreje dhe arabe, sipas një njoftimi të ministrit të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir.

    Tashmë janë shpërndarë 4000 armë dhe do të shpërndahen 6000 të tjera. Vullnetarët do të pajisen edhe me helmeta dhe jelek antiplumb, raporotn France24.

    Pas infiltrimit masiv në territorin izraelit nga Rripi i Gazës, autoritetet izraelite po kërkojnë të parandalojnë vatrat e brendshme të tensionit midis popullatës hebreje dhe arabe që përbëjnë 20% të popullsisë së Izraelit.

    Ora 13:55
    Macron: Komentet e Iranit që mbështesin sulmin ndaj Izraelit janë ‘të papranueshme’

    1695972838_emmanuelmacronfrance.jpg

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se mbështetja e  Iranit për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit ishte i papranueshëm dhe se Franca po kërkonte të vërtetonte nëse ishte e përfshirë drejtpërdrejt.

    “Nuk kam asnjë koment për të bërë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit për të cilën nuk kemi prova zyrtare, por është e qartë se komentet publike nga autoritetet iraniane ishin të papranueshme. Dhe se ka të ngjarë që Hamasit t’i ofrohet ndihmë", tha Macron, raporton Reuters.

    Macron në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjithashtu shtoi duke thënë se në këtë pikë ai do të ishte më i kujdesshëm.

    “Por unë do të jem i kujdesshëm në këtë pike”, tha Macron.

    Macron dhe Scholz të dy theksuan të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga sulmet në territorin e tij.

    “Shpresoj se ditët në vijim do ta lejojnë Izraelin t’i japë fund çdo sulmi kundër territorit të Izraelit dhe të lirojë pengjet”, tha Macron.

    I pyetur nëse Evropa duhet t'i japë fund të gjithë ndihmës financiare për palestinezët në përgjigje të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar, Macron nuk pranoi, duke thënë:

    "Nuk duhet ngatërruar lufta kundër terrorizmit me të drejtat më thelbësore humanitare për të mbështetur popullsinë civile", tha Macron.

    Ora 12:54
    VIDEO/ Fituesja e Eurovizionit u dërgon ushqim ushtarëve izraelitë

    1696935246_ushtria.jpg

    Këngëtarja izraelite, Netta Barzilai, e cila fitoi Eurovision në vitin 2018, ka shkuar së bashku me babanë e saj pranë ushtarëve izraelitë për t’i ofruar ndihmën e saj. 30-vjeçarja Netta që në momentin e parë që kanë ndodhur sulmet ka qenë aty për të ndihmuar vendin e saj.

    Netta është fotografuar me ushatrët izraelitë teksa falenderohej nga ata për kontributin e saj. Këtë gjë e ka ndarë vetë këngëtarja në Instagram duke filluar që nga donacionet deri tek takimet e saj me ushtarët.

    "Po përpiqem ta bëj këtë video sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë vërtet se çfarë po ndodh këtu. Deri më tani mbi 200 njerëz janë vrarë, 15,000 janë plagosur. Njerëz, ende nuk e dimë se sa janë, janë peng, gra fëmijë, ushtarë janë marrë peng me dhunë. Të tjerët kërkojnë të dashurit e tyre”, tha këngëtarja në videon e postuar teksa në në moment shpërthen në lot.

     

     

    Ora 12:09
    Lideri Iranian: Puthim duart e atyre që planifikuan sulmin

    1696932489_aaa.jpg

    Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën. Ai tha se "ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin".

    Ndër të tjera Khamenei tha se Izraeli është fajtor për vrasjen masive të Hamasit, raporton BBC.

    Teksa Irani tregoi mbështetjen e Hamasit nga dita e parë e sulmit, lideri i vendit u shprehNe puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist. Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi.

    Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për militantët.

    Ora 11:50
    Netanyahu: Ofensiva kundër Hamasit sapo ka filluar

    1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ofensiva e vendit të tij kundër grupit militant Hamas sapo ka filluar, pasi ai u zotua se do të rrethojë Rripin e Gazës në vazhdën e një sulmi të paprecedentë në territorin dhe qytetarët e Izraelit.

    Grupi militant palestinez Hamas, i cili mori kontrollin e Gazës në vitin 2007, nisi një sulm masiv të befasishëm përgjatë kufirit jugor të Izraelit të shtunën. Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, grupi lëshoi ​​gjithashtu rreth 3 mijë raketa gjatë ditës.

    Gjakderdhja filloi në një festival dhe një ditë pas 50-vjetorit të fillimit të Luftës së Yom Kipur, kur Izraeli u sulmua nga vendet arabe, raporton radioja kombëtare amerikane npr.org.

    “Ne sapo kemi filluar të godasim Hamasin. Ajo që ne do t’u bëjmë armiqve tanë në ditët në vijim do të jehonë me ta për breza”, tha Netanyahu.

    Teksa Netanyahu po fliste, Izraeli vazhdoi sulmet e tij me raketa hakmarrëse në Rripin e Gazës për të bombarduar objektivat e Hamasit. Forcat izraelite po grumbullojnë gjithashtu trupa për një pushtim të mundshëm tokësor pasi ushtria e tij thirri rezervistët.

    “Mizoritë e kryera nga Hamasi nuk janë parë që nga mizoritë e ISIS. Fëmijët e po ekzekutohen së bashku me familjet e tyre. Të rinj dhe të reja të qëlluar pas shpine. Tmerret e tjera nuk do t’i përshkruaj këtu", tha Netanyahu.

    Gjatë fundjavës, Netanyahu tha se kushdo në zonat ku Hamas vepron në Rripin e Gazës duhet të largohet. Gaza ka qenë nën një bllokadë nga Izraeli dhe Egjipti për 16 vjet.

    Ministri izraelit i mbrojtjes ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Gazës, duke thënë se do të ndërpresë furnizimin me ujë, drita dhe ushqim. Mbi 20 mijë njerëz brenda Gazës janë zhvendosur, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

    Ora 11:36
    Ushtarët e Hamasit sulmuan shtëpinë e tyre, çifti fsheh binjakët 10-muajsh para se të vriteshin

     

    Një çift i ri izraelit që u vra nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre në Izrael arritën të shpëtonin nga i njëjti fat tragjik foshnjat e tyre binjake 10 muajshe duke i fshehur.

    Itay dhe Hadar Berdichevsky, të dy nga 30 vjeç, kishin vetëm pak sekonda për të reaguar kur dëgjuan personat e armatosur duke u përpjekur të thyenin derën e tyre të përparme, duke e ditur se nëse nuk do ta bënin, fëmijët e tyre nuk do të kishin kurrë të ardhme.

    Prindërit e tmerruar i futën me shpejtësi dy foshnjat e tyre në një strehë të fshehtë pak çaste përpara se terroristët e Hamasit të hynin në shtëpinë e tyre, zbuloi ambasadori izraelit në Kolumbi Gali Dagan. Itay dhe Hadar luftuan me guxim me personat e armatosur përpara se të qëlloheshin për vdekje gjatë sulmit të tyre ndaj Izraelit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 900 izraelitë, raporton DailyMail.

    Fatmirësisht dy foshnjat e tyre u gjetën dhe u shpëtuan nga ushtarët izraelitë pasi mbetën vetëm për më shumë se 12 orë, tha Dagan, duke e përshëndetur çiftin si 'heronj' që bënë çdo gjë që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre.

    Sulmet erdhën nga toka dhe ajri me njerëz të armatosur të Hamasit që fluturuan në Izrael duke përdorur paragliderë, ndërsa njësitë e tjera prenë telat në gardhe kufitare dhe muret me buldozer për të hyrë në vend.

    Ora 11:27
    VIDEO/ Sulmi në Izrael, edhe aktori i filmit 'Fauda' mes raketave, i bashkohet me forcat izraelite si vullnetar

    1696930020_ccc.jpg

    Aktori dhe skenaristi izraelit, Lior Raz, i cili në serialin televiziv Netflix, "FAUDA" luan oficerin Doron të njësisë antiterroriste Mist'aravim që kryen aktivitete të fshehta në territoret palestineze, po kryen misionin për të ndihmuar dy familje në qytetin e Sderot, e cila u godit më 7 tetor nga sulmi i Hamasit.

    Nën raketat dhe bombat, në videon e postuar në Instagram  Raz tha se u bashkua me forcat izraelite si vullnetar. Në video ai shihet duke kërkuar strehim nga raketat që vazhdojnë të bien mbi qytet. 

    "U nisa për në jug për t'u bashkuar me qindra vullnetarë të guximshëm "vëllezërit në armë", të cilët po punonin pa u lodhur për të ndihmuar popullatën në Izraelin jugor. Na dërguan në qytetin e bombarduar të Sderot për të evakuuar dy familje. Pa frikë!", tha Raz.

     Bashkë me të është edhe krijuesi tjetër i serialit, gazetari Avi Issacharoff, raporton La Repubblica.

    Sezoni i katërt i filmit "Fauda" bazohet në përvojën dhe historinë e jetës reale të Lior si ushtar në një njësi të forcave speciale të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Për interpretimin e tij, Lior fitoi çmimin e Akademisë së Izraelit për aktorin më të mirë, një nga 6 çmimet e fituara nga seriali në total.

    Ne shohim së fundmi një sulm izraelit që po sulmon Palestinën, siç ndodhi në realitet janarin e kaluar në një përshkallëzim të përleshjeve të armatosura në qytetin palestinez. 

    Ora 11:15
    Minohet zona në barrierën rreth Gazës, ushtria izraelite: Bllokon kalimin në Izrael  

    Izraeli po vendos mina pranë pjesëve ku u shkatërrua barriera rreth Gazës gjatë sulmit të dhunshëm të Hamasit të shtunën e kaluar, për të bllokuar kalimin për në Izrael.

    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.

    Ora 10:47
    VIDEOLAJM/ Momenti kur forcat izraelite shpëtojnë 180 të plagosur me helikopterë teksa Hamasi vijon bombardimet

     

    Në 48 orët e fundit, Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer misione evakuimi, shpëtimi dhe mbështetje operacionale në bashkëpunim me shërbime të tjera sigurie.  Ata thanë se në total kanë shpëtuar 180 të plagosur.

    Nga Dhoma e Operacioneve të Forcave Ajrore (IAF), ekipet e evakuimit koordinuan operacionin për shpëtimin e të plagosurve. Helikopterët, duke operuar nën bombardimet e Hamasit, transportuan ekipet e shpëtimit në qytete afër Gazës për të ndihmuar banorët dhe për të luftuar militantët e Hamasit, raporton La Repubblica.

    Ora 10:37
    VIDEO/ Momenti kur një nënë izraelite dhe dy djemtë e saj rrëmbehen nga militantët e Hamasit

    1696927012_ff.jpg

    Një video po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ku shihet një nënë izraelite dhe dy djemtë e saj të vegjël të cilët tërhiqen zvarrë duke bërtitur nga shtëpia e tyre pranë kufirit të Gazës nga terroristët e Hamasit. Shiri Silberman-Bibas, 30-vjeç, shihet duke qarë dhe kjo video ka tronditur komunitetin hebre në mbarë botën.

    Shiri ishte fshehur në një dhomë me bashkëshortin e saj Yarden, Kfir 9-muajsh dhe Ariel, 3-vjeç kur militantët sulmuan Izraelin të shtunën, raporton Daily Mail.

    I armatosur vetëm me një pistoletë të vogël, Yarden shpresonte të mbronte familjen e tij dhe shtëpinë e tyre në Kibbutz Nir Oz ndërsa fshatrat u bastisën në një sulm që la qindra izraelitë të vdekur dhe më shumë se 100 pengje.

    Babai u kishte dërguar një mesazh të afërmve të tij ku shkruhej, “Ju dua të gjithëve”, teksa ata ishin strehuar për shkak se militantët qëlluan me armë gjysmë automatike jashtë dritares së tyre. Gjysmë ore më vonë ai shkroi “po vij” dhe më pas komunikimi i tyre për fat të keq u ndërpre. 

     

    Ora 10:11
    Izraeli: Në territorin tonë janë gjetur 1500 trupa militantësh të Hamasit

    1696925467_55.jpg

    Ushtria izraelite tha të martën se rreth 1500 trupa të militantëve të Hamasit u gjetën në territorin izraelit pas inkursionit të së shtunës. 

    Avionët luftarakë izraelitë goditën Rripin e Gazës me bombardime të pamëshirshme mëngjesin e sotëm të ditës së katërt të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. 

    Ata shtuan se evakuimi i të gjitha komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës ishte pothuajse i plotë, raporton BBC.

    Ora 10:04
    BE-ja tërheq vendimin për pezullimin e ndihmave për palestinezët

     

    Komisioni Evropian tha të hënën vonë se ndihmat humanitare për palestinezët nuk do të pezullohen, duke e hedhur poshtë një deklaratë paraprake të njërit prej zyrtarëve të vet të lartë.

    Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha të hënën gjatë ditës se pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit të shtunën “të gjitha pagesat [për palestinezët] do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”.

    Në një reagim më vonë, Komisioni Evropian e kundërshtoi zyrtarin e vet Varhelyi, duke thënë se “nuk do të ketë pezullim të pagesave”. Komisioni nuk dha shpjegim për këtë rrëmujë.

    Që nga e shtuna, përkrahja e 27 vendeve të BE-së për Izraelin ka qenë e madhe, të cilat kanë thënë se vendi ka çdo të drejtë brenda ligjit ndërkombëtar të mbrojë veten në luftë me Hamasin.

    Ora 09:56
    VIDEOLAJM/ Militantët e Hamasit publikojnë pamjet e depove me raketa

    Forcat e armatosura të Hamasit së fundmi përmes një videoje të postuar në X (ish-Twitter) kanë treguar se si duket depoja e raketave nëntokësore, po ashtu edhe pamjet e lëshimit.

    Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës . 

    Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

     

     

    Ora 09:49
    Presidenti i Venezuelës akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve

    1696924164_izrael.jpg

    Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve në Gaza.

    Maduro kërkoi një armëpushim të menjëhershëm, respektimin e rezolutave të BE, respektim për të drejtat e popujve dhe fillimin e negociatave të paqes për të lejuar popullin palestinez që të rifitojnë të drejtat e tyre legjitime për pavarësi.

    “Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lëshoi ​​një deklaratë, të cilën e lexuam me kujdes, si një paralajmërim dhe alarm për gjenocidin që ka filluar kundër popullit palestinez në Gaza. Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm, respektim për rezolutat e Kombeve të Bashkuara, respektim për të drejtat e popujve dhe fillimin e negociatave të paqes për të lejuar popullin palestinez të rifitojë të drejtat e tij legjitime për pavarësi, tokë dhe paqe. Unë qëndroj me popullin palestinez dhe jam për paqen”, tha Maduro në një deklaratë televizive, raporton agjencia e lajmeve palestineze Wafa.

    Ora 09:31
    VIDEO/ 'Gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak', zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë përlotet teksa flet për viktimat në Izrael

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktimat e luftës që ka shpërthyer në Izrael. Në pamundësi për t’i mbajtur lotët, ai i kërkoi falje gazetares.

    Kur gazetarët përshkroi imazhet që tregonin gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak, Kirby nuk mundi ta mbante veten.

    Duke ndaluar për disa sekonda përpara se të fillonte përgjigjen e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “është shumë e vështirë të shohësh këto imazhe”.

    “Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, tha ai.

     

    Ora 09:24
    Sulmi në Izrael/ Franca dhe Spanja kundër pezullimit të ndihmës së BE-së për Palestinën

    1696922600_iz.jpg

    Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha të martën se qeveria e tij kundërshton pezullimin e propozuar të ndihmës së BE-së për Palestinën.

    “Ky bashkëpunim duhet të vazhdojë, ne nuk mund ta ngatërrojmë Hamasin, i cili është në listën e grupeve terroriste të BE-së, me popullsinë palestineze, apo Autoritetin Palestinez apo organizatat e OKB-së në terren”, tha Reuters Albares në një intervistë për radion spanjolle.

    Ai shtoi se Palestina mund të ketë nevojë për më shumë ndihmë në të ardhmen. Pikëpamjet e tij u bënë jehonë edhe nga ministria e jashtme franceze, e cila lëshoi ​​një deklaratë në Paris këtë mëngjes duke thënë:

    "Ne nuk jemi në favor të pezullimit të ndihmës që përfiton drejtpërdrejt popullin palestinez, dhe këtë ia kemi bërë të qartë Komisionit Evropian ditën e djeshme", raporton The Guardian.

    Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen për të diskutuar çështjen të martën pasdite.

    Ora 08:53
    Sulmi në Izrael, Hamasi trondit me deklaratën e fundit: Jemi gati për një luftë të gjatë

    1696920831_dd.jpg

    Hamasi është gati për një luftë të gjatë me Izraelin dhe do të përdorë dhjetëra pengje që mbahen në Gaza për të siguruar lirimin e palestinezëve të ndaluar në Izrael dhe jashtë saj, ka thënë një anëtar i lartë i grupit militant. Gjatë një interviste Ali Barakeh, një anëtar i udhëheqjes së grupit në mërgim në Bejrut, tha se Hamasi ka një arsenal raketash që do të zgjasin një kohë të gjatë.

    “Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë”, tha Barakeh, duke shtuar se Hamasi do të përdorë pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.

    Barakeh shpjegoi se vetëm një numër i vogël komandantësh të lartë brenda Gazës dinin për inkursionin e së shtunës në Izrael dhe se edhe aleatët më të afërt të grupit nuk ishin informuar para kohe. Ai mohoi raportet se zyrtarët iranianë të sigurisë ndihmuan në planifikimin e sulmit ndaj Izraelit. Megjithatë, ai shtoi se aleatët si Irani dhe Hezbollahu libanez “do t’i bashkohen luftës nëse Gaza i nënshtrohet një lufte asgjësimi”, raporton The Guardian.

    Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

    Ora 08:47
    Ushtria izraelite këshillon palestinezët në Gaza të ikin në Egjipt

    1696920431_kjsa.jpg

    Ushtria izraelite ka këshilluar palestinezët që ikin nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës që të shkojnë në Egjipt, i cili kufizohet me enklavën palestineze. 

    "Kalimi i Rafahut (në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit) është ende i hapur. Për këdo që mund ta bëjë këtë, unë do t'i rekomandoja të dilte jashtë", tha në një konferencë zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkoloneli Richard Hecht, raporton BBC.

    Kalimi në kufirin e Egjiptit me Gazën është normalisht një mjet shpëtimi për banorët e Gazës. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës.

    Ora 08:36
    Forcat Ajrore izraelite: Kemi goditur 200 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë natës

    1696919788_84.jpg

    Forcat Ajrore izraelite (IAF) së fundmi deklaruan se kanë goditur 200 objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza me sulme ajrore gjatë natës.

    Duke shkruar në mediat sociale, IAF tha se dhjetëra avionë luftarakë nisën sulme në zonat Rimal dhe Khan Yunis, duke shkatërruar objektiva, duke përfshirë komandën dhe kontrollin, një vend ruajtjeje armësh që ata thonë se ishte brenda një xhamie dhe shtëpinë e një komandanti të supozuar të Hamasit, raporton BBC.

    Ora 08:18
    Sulmi në Izrael, Presidenti palestinez pritet të vizitojë Moskën

    1696918877_moha.jpg

    Teksa tensioni rritet dhe sulmet vijojnë mes Izraelit dhe Hamasit, po bëhen përpjekje që presidenti palestinez Mahmoud Abbas të vizitojë Moskën, raporton BBC.

    "Është arritur një marrëveshje që Abbas do të vijë këtu në Moskë. Ne jemi në pritje të një deklarate zyrtare nga Kremlini... se kur do të bëhet vizita", thuhet të ketë thënë Abdel Hafiz, i dërguari palestinez në Moskë, raporton BBC.

    Udhëheqja palestineze është e ndarë midis Autoritetit Palestinez (PA) të Abbas, i cili kontrollon pjesën e Bregut Perëndimor, dhe grupit militant, Hamas, që qeveris Gazën.

    Ora 08:01
    Izraeli: Rifitohet kontrolli i plotë i kufirit të Gazës

    1696917961_usht.jpg

    Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës.

    Zëdhënësi i Përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, tha se ushtria ka rimarrë kontrollin e kufirit poroz të Gazës pasi terroristët e Hamasit hodhën në erë pjesë të gardhit kufitar gjatë sulmit të së shtunës në mëngjes.

    "Ditën e fundit asnjë terrorist nuk ka hyrë nga gardhi. Trupat e inxhinierisë luftarake po punojnë për të minuar zonat", tha Hagari në një telefonatë me gazetarët.

    IDF vlerëson se një numër i vogël terroristësh ende fshihen në territorin izraelit.

    Ora 07:53
    VIDEOLAJM/ Momenti kur gazetarja dhe ekipi i CNN fshihen nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza! Dëgjohen shpërthime

    Luftimet pranë kufirit Izrael-Gaza janë të ashpra, prej gati tre ditësh. Një video po qarkullon në rrjet kur ekipi i medias CNN ka qenë duke raportuar nga kufiri, por kanë dëgjuar shpërthime të mëdha nga sulmet me raketa.

    Siç shihet edhe nga video, gazetarja Clarissa Ward dhe ekipi i saj u detyruan të strehoheshin nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza.  

    Ora 07:32
    Shtëpia e Bardhë: Nuk do të dërgojmë ushtarë amerikanë në Izrael

    1696362357_tensioneneveritekosovesjohnkirbyshba.jpg

    “Ne nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa amerikane në Izrael”. Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë me një grup të vogël gazetarësh, duke njoftuar gjithashtu se paketa e parë e ndihmës për Izraelin tashmë është “dërguar”.

    Ora 07:32
    SHBA: Ndihmë e re për Izraelin në ditët në vijim

    1696850431_hamham.jpg

    Shtetet e Bashkuara do të shpallin ndihmën e re për Izraelin "në ditët në vijim". Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Amerikan, John Kirby, në një konferencë me një grup të vogël gazetarësh. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit izraelit në këtë moment krize dhe për këtë arsye do të ndriçojmë Shtëpinë e Bardhë me ngjyrat e flamurit izraelit këtë mbrëmje”, shtoi ai.

    Ora 07:29
    Dy gazetarë palestinezë u vranë në sulmin ajror izraelit në Gaza

    Dy gazetarë u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Rripin perëndimor të Gazës, sipas një deklarate nga zyra e shtypit e qeverisë të kontrolluar nga Hamasi.

    Gazetarët Saed Al-Taëeel dhe Mohammed Sabah u vranë në sulmin ajror teksa mbulonin evakuimin e një ndërtese. Një tjetër gazetar që ishte me ta, Hisham Al-Naëajha, është plagosur dhe aktualisht po merr ndihëm mjekësore.

    Ora 07:27
    Blinken telefonatë me ministrin e Jashtëm izraelit: Po punojmë për lirimin e pengjeve

    1696709035_antonyblinken.jpg

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen, raportojnë mediat amerikane. Në bisedën telefonike, Blinken "ripohoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve ", sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

    SI.E./S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • CaBone: 11/10/2023 08:43

      Personalisht jam kunder dhunes dhe vrasjeve te njerezve te pafajshem. Por shikoj qe gangot e tastjerave qenkan leshuar pa frena dore. Ca ben Hamasi eshte Terrorizem i paster, cunat e Xhajes ISIS pak a shume. Nuk mend te Vrasesh e te presesh Koka Femijesh e Grash te pa fajshem si do te jet puna. 260 vet vetem ne koncert komplet te pa fajshem e ne kulmin e qefit. Po tan e bente njeri neve ate xhest si do reagonim ne po te ishim me te fuqishem se ata qe e ben? Personalisht do i shfarosja per breza te ter. Sa do qe nuk jam ne anen e Izraelit ne asnje mynyr. Por kete i jap plotsisht te drejt. Se kto jan veprime te disa Trrushplarve qe perdoren nga te tjer. Shpresoj qe te behet me e mira per te gjith te perfshiret. Si Palestinez & Izraelit.

      Përgjigju
    • Shqipja: 11/10/2023 07:43

      U mbush albanistani me mjekercjapa

      Përgjigju
    • naku: 10/10/2023 21:26

      kryeministri duhet ta largoje shqiperine nga konferenca islamike, se jane bere anetare te vendeve islamike

      Përgjigju
    • Tironci: 10/10/2023 11:51

      O ZOT sa barbare !! Do te kete me mijera familje ne Izrael dhe ne Europe,qe do duan ti biresojne keto dy foshnje binjake ! Do te perpiqen tu japin dashurine prinderore te vrare nga barbaret islamike ! Vetem nje "dru" dhe tru "shpelare" nuk preket nga kjo ngjarje ! Tironci

      Përgjigju
    • Genci: 10/10/2023 11:29

      Gjenocid 100% i paster. Hitleri nuk ka qene i marre!I ka njohur mire qe i ka prendjekur per ti çfarosur kete rrac te keqe ukupatoresh.Ergys Amerika eshte strermullari i gjith luftrave,ty neraste nuk te pelqen futja ndonje tas fasule!

      Përgjigju
      • Arif: 10/10/2023 20:29

        Hajvan !!!

    • gjergji: 10/10/2023 11:04

      Aza eshte krejtesisht e rrethuar e nen zjarrin e forcave toksore israelite e padyshim nen bombat e raketat te forcave ajrore pa drita,benzine,uje e gaz,produkte ushqimore e do ngordhin si minj ne kafaz. Ato do te paguajne per katastrofen me te madhe ne historin e kombit israelit qe nga formimi i shtetit te Israelit.Asnje meshir per ata qej e perseris do kthehet ne epoken e gurit.

      Përgjigju
      • Popo: 10/10/2023 19:42

        Ne kemi patur respekt per gruan e gjergjit qe para ktij komenti. Ky koment vetem qe e shton respektin per të

      • Pet.: 10/10/2023 11:32

        Duket qe ke probleme te renda.

    • Turi: 10/10/2023 10:28

      Amerika dhe izraeli jane dy shtete qe kane vrare me mijera gra dhe femije te pafajshem dhe nga ana tjeter bejne dhe moral si vende qe duan demokracine , ky eshte nje skandal qe vendet e zhvilluara mbeshtetin keta gjakatare te ndyre

      Përgjigju
      • Toni: 10/10/2023 21:13

        God bless US

    • Daje Sami: 10/10/2023 07:34

      Jane kurbanet e Amerikes, nuk rri Amerika pa futur hundet ne punet e te tjereve se vete sja mban

      Përgjigju
      • Ergys: 10/10/2023 10:19

        Pas ktij komento futi 1 tas groshe dhe dil kullot dhite.

    • Sondazhi i ditës:

      A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



    ×

    Lajmi i fundit

    ‘Nëse Moska depërton, ne do të ofrojmë ushtarë në Kiev’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini

    ‘Nëse Moska depërton, ne do të ofrojmë ushtarë në Kiev’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini