Albana Isaku është një konsulente kredie dhe nënë e një vajze të vogël, por kjo nuk e ka penguar që të kultivojë pasionin e saj për punimet në grep.
Këto punime, ku alternohet modernja me tradicionalet, janë të ndërtuara me një teknikë të veçantë të punimit me grep.
Ajo tregon për mikrofonin e “Rreze Dielli” si nisi të krijojë këto punime të shumëllojshme si: çanta, shporta, vazo lulesh, port bebe etj.
Albana thotë se fillimisht nisi të mësonte nga teknikat tradicionale nga mamaja e saj, por më pas nisi të shihte edhe tutorial në youtube, kryesisht punime nga Turqia dhe Rusia, të cilat gërshetonin elemente tradicionale me modernen.
Më të pëlqyerat janë çantat dhe vajzat e reja i preferojnë shumë.

Komente












