Prej datës 25 shkurt deri më 25 mars, fermerët mund të aplikojnë që të përfitojnë fonde nga skema kombëtare.
Agjencia e Zhvillim Bujqësor dhe Rural, njofton se do jepen 200 mijë lekë për hektar në sezon për fermerët si mbështetje për fara, fidanë dhe INPUTE të tjera të bujqësore. Ata nuk mund të marrin më shumë se 1.5 milionë lekë, dhe financimi do të jepet për jo më shumë se 2 sezone.
Kjo skemë do të financojë 50% të faturave tatimore për ndërtimin e serave diellore për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 hektar dhe jo më shumë se 5 hektar për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 13 milion lekë për hektar.
Kategoria tjetër e përfitimit janë fermerët që kultivojnë bimë aromatike dhe mjekësore, ku çdo aplikant do të marrë 60 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se 1 milionë lekë. Aplikimet do të jenë të hapura edhe për fermat organike, apo implementimin dhe certifikimin e GLOBAL GAP.
Prej të premtes hapen edhe aplikimet për të përfituar rimbursim edhe për krerët e bagëtisë. Të gjithë blegtorët që kanë jo më pak se 100 krerë dele apo dhi pasi të aplikojnë mund të përfitojnë 1200 lekë, ndërsa fermerët që kanë jo më pak se 10 lopë mund të marrin financim 10 mijë lekë për kokë.
1 mijë lekë për zgjua do të përfitojnë fermerët e bletëve edhe këtë vit nëse aplikojnë për skemën kombëtare.
Aplikimi për fidanët, bimët mjekësore dhe për mbarështimin e bletarisë do të bëhet online në e-albania, pa pasur nevojën e dokumenteve. Të gjitha aplikimet për kategoritë e tjera përfituese të skemës, do ta dërgojnë aplikimin përmes postës ose dorazi pranë zyrës së AZHBR-së.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor, 14:03
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor, 07:50
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator, 07:44
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
29 Gusht, 15:19
-
'Nuk shesim dot pataten, qepën as grurin!' Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën me zetora! Policia u vendos 70 gjoba me nga 1 mln lekë të vjetra secila
22 Korrik, 11:45
-
Zyra e BE raport për mashtrimet me fondet e IPARD, OLAF: Aplikantët ndanin grantin me kompani konsulence, konkurse të manipuluara! Të bllokohen 112 mln €
21 Qershor, 19:16
-
Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren
18 Prill, 16:27
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00