Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e Thirrjes 8 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e së e cilës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.
Janë hapur 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Vetëm me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.
Ministrja Muzhaqi thekson se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse, pra pranë institucioneve të administratës publike, shoqërive tregtare apo organizatave jofitim prurëse ku do të kryejnë praktikën 3-mujore.
Këtë njoftim e ndau edhe kryeministri Rama.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1597 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë. Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore- shkroi Rama.
Aplikimin mund ta kryeni këtu: https://praktika.riniafemijet.gov.al/
G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Maj, 07:32
Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
89.3%
-
Të gabuar
4%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA 'certifikoi' 11 majin, Berisha: Jo urim Ramës, por shqiptarëve! Vota e diasporës? Kutitë u mbushën nga patronazhistët! Padi Celibashit, Rusmajli shërbëtor
28 Maj, 12:40
-
Risia dixhitale/ Ministrja Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve!
28 Maj, 11:42
-
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, realizohet 50% e punimeve
28 Maj, 08:23
-
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Agim Nesho: Shqetësues, Osmani figurë kyçe për çdo qeveri që do formohet! Kërcënimet ndaj saj s'duhet të neglizhohen
27 Maj, 20:10
-
Skënder Minxhozi: Amerika foli…dhe uroi!
27 Maj, 18:13
-
Berisha vijon të mos tregojë se sa e pagoi LaCivita-n edhe pas humbjes së thellë: Ylli i suksesit botëror elektoral, ia vlejti! Akti më i mirë që bëri PD-ja
27 Maj, 12:10
-
Spartak Ngjela: Arsyeja e qetësisë së thellë të Edi Ramës
27 Maj, 11:22
-
UNESCO rekomandoi Luginën e Vjosës si Rezervat Biosfere, reagon Rama: Na mbush me emocion dhe krenari, himn për natyrën dhe njerëzit!
27 Maj, 11:14
-
Gjeneral Piro Ahmetaj: 11 Maj, humbje mëkatare por dhe vota shpresëdhënëse!
27 Maj, 09:37
-
Rama ndan videon nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Tjetër gur i çmuar mes veprave që kanë transformuar kryeqytetin
27 Maj, 08:18
-
Rama reagon pas emërimit të Igli Tares te Milani: Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e kuqezinjve
26 Maj, 22:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Aulon Kalaja: Kam videot me numërimin e kutive, ka parregullësi! Peçi: Duhet rotacion politik! Sefa: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes
26 Maj, 22:12
Të pakten praktike me page minimale se I bie ulje të punosh sot në kete inflacion pa lek tr pakten paga minimale për praktikat dhe ekselentat do ishte me e ndershme
Përgjigjue marut fis e xhins, tani po i drejtoheni popuillit per ndonje kocke te mbetur. le pastaj kriteret ; bli nje bacelor edhe oburra ne pune me liste patronazhisti...
Përgjigju