Hapja e kutive në Lezhë, Spiropali: Faktet flasin, procesi ka qenë perfekt!

 Hapja e kutive në Lezhë, Spiropali: Faktet flasin, procesi ka qenë perfekt!

Pas hapjes së kutive në qytetin e Lezhës, ku u hodhën poshtë pretendimet e PD-së se ka më shumë vota se votues, ka ardhur edhe reagimi i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali. Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se faktet flasin vetë dhe se sot u kuptua se "halli" i Bashës, Berishës, Metës dhe Kryemadhit, sipas së cilës i tremben zgjedhjeve dhe mbi të gjitha Reformës në Drejtësi.

"Për muaj me radhë, përpara 30 qershorit dëgjuam opozitën që të hidhte baltë të pandërprerë mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për të, edhe zgjedhjet që vetë PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse në logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku PD humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi si legjitime.

Për fat të mirë, sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë. Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ. Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, si ne rastin e Bashes,  standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara. Pavarësisht kërcënimeve për dhunë, pavarësisht trazirave që opozita e bashkuar tentoi të krijonte, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur, Shqipërinë Europiane që qytetarët meritojnë", tha Spiropali.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës