/ATSH-Z.Tosku/- Pas hapjes së Qendrës së parë Rajonale për Autizmin në Farkë, 3 vjet e gjysëm më vonë, Fondacioni Fëmijët Shqiptar hap një tjetër Qendër Rajonale për Autizmin, por këtë radhë për fëmijët e rritur, mbi moshën 7 vjeç.
Pas një pune të standardizuar mbi metodat bashkëkohore të stafit të terapistëve dhe punonjësve të Qendrës në Farkë, shumë fëmijë jo vetëm kanë mundur të dalin nga gjendja "jokomunikuese" , por rreth 20 prej tyre janë integruar në shkollat publike dhe jo publike të vendit.
Ky integrim është shoqëruar edhe me shfaqjen e shumë dhuntive dhe talenteve në fusha të caktuara, duke e bërë potencialin e tye edhe më të fuqishëm. Për të zhvilluar edhe më tej këto potenciale si dhe për të siguruar integrimin social të tyre nëpërmjet skalitjes së një profesioni, Fondacioni Fëmijët Shqiptar mundësoi hapjen e kësaj qendre të dytë.
Qendra Rajonale për Autizmin nr.2 është qendër Trajtimi Terapeutik dhe Edukimi për Përsosmërinë e Dhuntive të fëmijëve mbi moshën 7 vjeç, me çrregullim të spektrit autik.
Në këtë qendër, mësimdhënia e strukturuar bazohet në punën e kombinuar mes terapistit të sjelljes dhe profesionistëve të fushave të ndryshme sociale me qëllim, gjeneralizimin e dhuntive të spikatura dhe të nxitura gjatë terapisë, në një profesion të qëndrueshëm për të ardhmen.
Ky lloj mësimi është projektuar në kurse për të përfituar nga pikat më të forta të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik, me qëllim rritjen e aftësive të tyre sociale.
Kurset që ofron qendra janë: terapi (individuale+grup), logopedi, fizioterapi, pikturë, laborator informatike, muzikë, parukeri, guzhinë, rrobaqepsi, fiskulturë dhe kopshtari.
Mjedisi social dhe fizik i ngritur dhe organizuar në funksion të këtyre kurseve, mundëson jo vetëm mësimdhënie vizuale të praktikave dhe teknikave të fushës, por edhe vënien në jetë të tyre nga vetë fëmijët me qëllim përsosjen e dhuntive, nxitjen e talenteve dhe konsolidimin e një profesioni për të ardhmen.
Programi i themeluar në këtë qendër mundëson që prindërit të punojnë me terapistët dhe profesionistët si bashkë-terapistë për fëmijët e tyre. Kjo qëndër erdhi si rezultat i një dhurate të Qeverisë kuvajtiane, e cila ka financuar ngritjen e saj dhe falë mbështetjes së vazhdueshme të Fondacionit Kuvajtian AQWAF.
/Shqiptarja.com