TIRANË- Salla e teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë çeli dyert për studentët, artistët dhe dashamirësit e artit, pas restaurimit të saj.
Të parët, që prekën ambjentin e rikonstruktuar, ishin artistët e mëdhenj të skenës, Timo Flloko e Luiza Xhuvani.
I pranishëm në ceremoni, ishte kryeministri Edi Rama që, si ish-student dhe ish-pedagog I Universitetit të Arteve, e quajti përmbushje të një amaneti të historisë.
"Është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe. Jo si një histori që ka përfunduar, por si një histori që vazhdon dhe jo si një histori emrash, por si historia e një hapësire që ka qenë qysh në krye të herës hapësira e pasionit, hapësira e ëndrrave, apo vetë atyre që ngjiteshin në skenë jo për të luajtur teatër, por për të folur me të tjerët mesazhin e të ardhmes, mesazhin e shpresës tek e reja, mesazhin e forcës për të tejkaluar muret dhe për të tejkaluar edhe shumë e shumë pengesa për të cilat unë nuk do të flas sot. Shqipëria të vazhdojë të jetë gjithnjë krenare sa herë që të bëhet fjalë për njerëz që janë ngjitur në këtë skenë apo që kanë patur lidhje me këtë sallë apo me këtë vend të shenjtë të shpresës dhe të pasionit", tha Rama.
Restaurimi i sallës së shfaqjeve te ‘Artet’ u bë në bashkëpunim me specialistë nga Universiteti i Firences, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke lënë të paprekur projektin fillestar i saj, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”. Universiteti i Arteve është ndërtuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Gherardio Bosio. Me përjashtim të disa ndërhyrjeve para dy dekadash, kjo është ndërhyrja e parë restauruese.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Ku e kane gjetur ate lampadar Si ai ka ne pallatet qe jane ndertuar. Lampadari origjinal ka qene nje perle. qe ngjante si nje lule kur hapte petalet. Ishte nje mrekulli kur fillonte cfaqja dritat e salles fikeshin menjehere ndersa lampadari venitej dalngadale derisa shuhej edhe ai
PërgjigjuE mira do ishte te shikoje dhe pak nga stafi pedagogjik. Nuk Po them te gjithe, por pjesa me e madhe eshte nen nivelin mesatar te nje institucioni elite sic duhet te jete Akademia e Arteve.
Përgjigju