TIRANE-Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin e radhës në kuadër të rindërtimit për hartimin e projekteve për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
Fondi limit i përcaktuar është 202,6 milionë lekë aq sa është edhe vlera e përcaktuar në buxhetin e shtetit. Marrëveshja kuadër sipas dokumenteve do të zgjasë 12 muaj. Marrëveshja kuadër do të zbatohet me dërgimin e ftesave për ofertë tek operatorët ekonomikë, palë në marrëveshje. Ndërkohë të gjitha kompanitë e interesuara mund të konkurrojnë deri më datë 3 korrik 2020.
”Objekti i marrëveshjes kuadër konsiston ne hartimin e projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë kostot për shërbime të rilevimeve topografike, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të shërbimeve gjeologjike që i takojnë nëntokës e punimeve në themel, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Kriteret për vlerësimin e ofertave:
Fituese do të zgjidhet oferta ekonomikisht më e favorshme, konkretisht;
Çmimi më i ulët do të vlerësohet nga 0-60 pikë por oferta të jetë me përshkrim.
Cilësia e ofertës do të vlerësohet nga 0-30 pikë, ku oferta duhet të jetë me treguesit dhe analizë cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj.
Si dhe koha e zbatimit të kontratës vlerësohet deri në 10 pikë, ku operatori ekonomik duhet të tregojë aftësinë për t’i transformuar kërkesat e specifikimeve teknike dhe kostot në plan pune konkret, me qëllim për të realizuar shërbimet sipas afatit.
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
26.2%
-
Jo
66.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1253
Lajme të tjera
-
Rama ndan FOTOT nga transformimi i Thumanës: Pasqyrë kuptimplotë e dallimit mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës
10 Maj, 14:38
-
Emirjana Sako në ‘Kontrast’: Marrim bashkinë dhe shumicën në Këshillin Bashkiak, vijojmë punën për tranformimin e Durrësit
8 Maj, 14:56
-
Roland Bejko takim me banorët e ‘5 Majit’: Do kompensojnë qytetarët që iu prishën banesat padrejtësisht nga Erion Veliaj
28 Prill, 18:56
-
Kolonjë/ Familja Çaushi rrezikon jetën në banesën e prishur nga tërmeti: Jetojmë me makth! Zv.prefekti: Shtëpi të re pas zgjedhjeve vendore
24 Mars, 16:45
-
PD e Berishës: Bashkia e Durrësit ndan fondet për rindërtimin në prag të zgjedhjeve, po manipulojnë votat
21 Shkurt, 15:55
-
Rama publikon pamjet: Disa nga pallatet e reja në Shijak të 127 familjeve që humbën strehën nga tërmeti
19 Shkurt, 11:45
-
Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët të gatshëm mirëpresin qytetarët turq: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik
9 Shkurt, 11:45
-
Rindërtimi/ Rama ndan fotot: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje
7 Shkurt, 16:56
-
Tërmeti tragjik në Turqi, niset nga Shqipëria grupi me 53 mjekë dhe specialistë në ndihmë të tyre! Politika shqiptare në unison me popullin turk
6 Shkurt, 09:01
-
Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Rama: Ka shtuar punën, shërbimet dhe turizmin
25 Janar, 14:14
-
Partia e Lirisë: Veliaj nuk mbajti premtimin për banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti i 2019-ës! Nënkryetarja e Bashkisë: Ju bllokuat punimet
19 Janar, 11:41
-
Të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për shembjen e 3 pallateve në Laç
15 Janar, 15:16