Hapja e bizneseve, prefekti i Fierit mbledh institucionet: Këtë javë këshillojmë, javën tjetër marrim masa administrative

Hapja e bizneseve, prefekti i Fierit mbledh institucionet: Këtë javë këshillojmë, javën tjetër marrim masa administrative

Prefekti  i qarkut të Fierit Baki Bala ka zhvilluar një takim me inspektoratet e shëndetit publik të punës, AKU-në, policinë e shtetit, strukturat e tatim taksave dhe bizneset që paraqesin risk te lart në punë.

"Në kuadër të masave të marra nga qeveria shqiptare për krijimin e task forcave, për lehtësimin e masave në nivel qarku, ne jemi në konkludimin e këtij objektivi. Objektivi dhe qëllimi i task forcës është se këto masa lehtësuese që janë marrë këtë javë, kryesisht për bizneset, nëpërmjet task forcave të japim atë mesazh që jo të shkelen masat por të mbajmë në kontrroll këtë veprimtari të bizneseve për të zbatur të gjitha masat për COVID-19

Ka dy qëllimi kryesore task forca. E para strukturat shtetërore nuk duhet të bëhen te bezdisura për biznesin. Ne duhet të shkojmë në mënyrë institucionale, me frymë bashkëpunuese, për të respektuar këtë masa. Në këtë mënyrë e bëjmë më mirë edhe punën. Kjo është në të mirë të qytetarëve dhe të bizneseve.

Për masat administrative. Ne gjatë kësaj jave ne do të punojmë jo me masat, por me frymën e bashkëpunimin. Natyrisht më pas do të zbatojmë kërkesat ligjore që janë përcaktuar për bizneset,"-shprehet prefekti  i qarkut të Fierit Baki Bala.

Bala ka ngarkuar policinë e shtetit dhe drejtorinë e transportit të kontrollojnë taksitë dhe çdo automjet që ka të bëjë me transportin publik.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit