Haradinaj i përgjigjet Ramës: More pjesë në planin për ndarjen e Kosovës! Shihemi në gjyq

Haradinaj i përgjigjet Ramës: More pjesë në planin për ndarjen e Kosovës! Shihemi në gjyq

Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

KOSOVE- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do ta padiste, pas akuzave për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj tha në studion 'Pressing' në T7 se Rama ka marrë pjesë në projektin e ndarjes dhe se Kosovës do t'i bëheshin 10 miliardë euro dëme në rezervat minerale të Trepçës ndërsa deklaroi se do të shihet në gjyq me kreun e qeverisë shqiptare.

“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pas me bërë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas. Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës.

 Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe. Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia", tha Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 30/10/2019 18:07

    O rame o gamor,,mos fut hundet ne punet e te tjereve se do hash kot ndonje plumb ballit....dhe do thone se e mori plumbin ne balle...

    Përgjigju
  • Ilo: 30/10/2019 11:22

    KY "fshatari" osé sheh shume filma bardhe e zi me partizane dhe balliste osé rrin tape tere diten duke biseduar me Liken dhe Cim Peken se nuk ka mundesi me qene politikan dhe te flasesh marrina.

    Përgjigju
  • A...Zh: 30/10/2019 09:33

    Ramushi, ndoshta pa dashje e pa e kuptuar, per egoizem e interesa te vogla, vazhdon te konsumoje "karburantin pa standarde" politik e mediatik ne te dyja shtetet shqiptare, duke kompromentuar kontributet e tij reale patriotike ne te shkuaren e afert. Per te ardhur keq!

    Përgjigju
    • Arbëri: 30/10/2019 11:04

      E vertet kjo që thua!

  • populli: 30/10/2019 09:23

    Ramushi nuk e kupton peshen e fjaleve ne keto dite te trazuara per vendin. Nul mendimi

    Përgjigju
  • Kombi: 30/10/2019 09:09

    Po ik o pallosh se na je bere si gogol. Njeri i katapultuar ne pushtet, i pavotuar, i paformuar, i zhytur ne llumin e korrupsionit si askush tjeter. Nuk ecet me karten e luftetarit gjithmone duke shfrytezuar nacionalizmat perverse. Njerez mosmirenjohes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës