Haradinaj mbërrin në Kosovë
festë madhështore në Prishtinë

Haradinaj mbërrin në Kosovë<br />festë madhështore në Prishtinë
PRISHTINE- Ramush Haradinaj ka mbërritur në Prishtinë rreth orës 20:00, ku është pritur me një atmosferë madhështore në sheshin qendror të kryeqytetit, "Zahir Pajaziti", pas lirimit nga gjykata franceze në mesditë.  

Para qindra mbështetësve, kryetari i AAK-së hodhi akuza në ashpra në drejtim të Serbisë të cilën e konsiderioi si armiku i shqiptarëve. 

Pas një kohe jam këtu, jam në Kosovë, jam me ju. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam qenë vetëm, çdo herë kam pas afër shqiptarë të mirë, të zot, njerëz që vërtetë kanë qenë të gatshëm për çdo sakrificë. Nga diaspora por edhe nga gjitha trevat tona shqiptare. Nuk di si me e spjegu çfarë ndjenje është me e pas një përkrahje të tillë, e me pas njerëz të tillë rreth vetit. JU kam thënë sot në Colmar shumë faleminderit, kam qëndruar me ditë, shumë faleminderit juve. Faleminderit shqiptarëve për përkrahjen dhe për ndjenjë besnikërie që s’më lan me u ndi vetëm. Për fat të keq edhe njëherë si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Por po u tregoj hapur se ftesa ose ideja që unë të ekstradohem në Shqipëri është thirrje për luftë. Nuk jam tallë as nuk kam bërë hajgare por e kam thënë përnjëmend. Me 24 mars 1998 po këta Vuçiq, Daçiq e baba i tyre Millosheviqi e makina e tyre vrastare na e ka sulmu në familje në Gllogjan, e aty ishin edhe fëmija vegjël, e kanë provu me na vra të gjithëve. Po këta njerëz, janë kriminel që kanë bërë krime në Kosovë. Fati ka dashtë që ne të mos përfundojmë si ata. Nëse dikush në Evropë ka harru, nëse Franca ka harru, nëse dikush këtu ka harru, janë disa që se harrojnë për jetë, s’kanë me harru kurrë se për këtë liri e tokë kemi dhënë njerëz, jemi flijue e dijmë nëpër çka kemi ra. Nëse ata kujtojnë se na harrojmë kaq shpejtë, habiten. Shqiptarët nuk harrojnë, janë popull liridashës e dojnë paqe. Janë rreth 20 mijë të vramë e s’kanë mujt kush me i nënshtru. Duhet me ia tregu vendin Serbisë e me ia bë siç ia ka bë Kroacia. Dijeni , jemi populli më i vjetër jo veç në Ballkan, por ndër popujt më të vjetër në botë. Gjithë kohën kemi jetuar këtu, gjuhën ndër më të vjetër në botë, kujt tragjedi si kemi shkaktuar. Ne nuk po dojm me i kthye 1 mijë vjet, por me të drejtë po u themi më nuk u japim, nuk merrni më nga shqiptarët. A e dini se unë kur them kufiri është në Çakorra e dini sa tokë veç këto 100 vjet i ka marrë Maqedonia, Serbia”, ka thënë Haradinaj.



Gjykata franceze liron Ramush Haradinajn
Ramush Haradinaj lirohet pas 4 muajsh. Gjykata në Colmar ka rrëzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim duke liruar Haradinajn.
 
Pas njohjes me të gjitha provat që depozitoi Serbia ndaj ish-Komandantit të UÇK, gjykata vendosi të mos i marrë në konsideratë. Kështu pas 4 muajve në Francë, kreu i AAK sot do të rikthehet në Kosovë.

Ramush Haradinaj pas lirimit nga gjykata është pritur nga shumë mbështetës me ovacione.
 
Ish-komandanti i UÇK u shpreh se "Tani jam i lirë, gjykata rrëzoi kërkesën e Serbisë.
 
Vendimi i Gjykatës ishte i drejtë, pasi akuzat e Serbisë ishin të pabazuara
" deklaroi ai pas lirimit nga gjykata. 
 
Ramush Haradinaj u ndalua nga data 4 janar e këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb, pasi u akuzua për krime lufte.
 
Kjo nuk ishte hera e parë që ndalohej. Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë-arresti të Serbisë. Ai, atëherë u mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar.
 
Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte, por ai dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008 u shpall i pafajshëm.
 
Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte. 



Zhvillimet nga lirimi i Ramush Haradinajt

Ora 11:45 Vëllai i Haradinajt: Populli po pret Ramushin
Vëllai i Ramush Haradinajt u shpreh për Report Tv se vendimi ishte i pritshëm, pasi lufta në Kosova ka qenë e drejtë.
 
"Ishte një vendim i pritshëm dhe kjo histori mori fund, ishte një lajm i mirë se po vërtetohet lufta e pastër për liri për vendin tonë.
 
Populli në Kosovë po pret mbërritjen e Ramushit nga Franca
" tha ai.


 
 
Ora 11:30 Deputeti i AAK: Triumfoi drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK
Deputeti i AAK, Pal Leskaj u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se triumfoi drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK.
 
"Triumfoi drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK. Haradinaj ka sakrifikuar për vendin e tij edhe në luftë dhe në paqe dhe këtë ua dedikon të gjithë shqiptarëve.
 
Nuk na habit reagimi i Serbisë për Haradinajn
" u shpreh ai. 



Ora 11:00 Video/Shtëpia e Ramushit në vendlindje plot me miq
I lirohet i biri, babai i Ramush Haradinaj pret miq në odën në Gllogjan.
Kjo video e siguruar na gazetarja e RTK Valdete Osmani sjell momentet e para në familjen e prindërve të Ramush Haradinaj.



[gallery]22006[/gallery]
Ora 10:35 Alarmohet Beogradi, Vuçiç mbledh me urgjencë Qeverinë
Tensionohet Beogradi zyrtar pas lirimit të Ramush Haradinajt. Mediat serbe raportojnë se Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka planifikuar zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë sot në orën 11 të mëngjesit.

Ora 10:30 Rama: Ramushi sërish fitimtar, e drejta vonon po nuk harron
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt.
 
Rama shprehet se e drejta vonon por nuk harron dhe Ramushi do të zbresë edhe një njëherë fitimtar në Prishtinë.
 
"Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. Krenar për UÇK. E drejta vonon po nuk harron, respekt" shkruan Rama.
 
Ora 10:20 Këshilltari i Haradinajt: Më shumë bëri Shqipëria se Kosova për lirimin
Këshilltari i Ramush Haradinajt, Jahja Lluka në një lidhje për Report Tv u shpreh se Haradinaj do të mbërrijë sot rreth orës 19:00 në Prishtinë ku do të organizohet edhe një pritje në sheshin kryesor të kryeqytetit.
 
"E pritëm me ankth vendimin, pasi ka pasur presione pasi Për lirimin e Haradinajt më shumë kanë bërë institucionet e Shqipërisë sesa Kosova, kur në fakt duhet të ishte e kundërta
 
Kjo është një fitore e të gjithë shqiptarëve, Haradinaj sot pasdite do të kthehet në Kosovë, ndërsa nesër në mëngjes në punë
".



Ora 10:10 Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit dhurata e ditëlindjes për Gjinin
Bashkëshortja e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, Anita ka thënë se vendimi për lirimin e bashkëshortit të saj nga Gjykata e Colmarit të Francës është vendimi duhur dhe i drejtë.

Nuk ka pasur nevojë fare të ndodhë sepse ne si shqiptarë kemi bërë luftën e pastër dhe të drejtë dhe të drejtën tonë nuk mund të na mohojë askush andaj vendimi është ai që është”.

Anita Haradinaj ka thënë se lirimi i bashkëshortit të saj është dhurata më e mirë për djalin e tyre, Gjinin që sot mbush 13 vjeç.
Bashkëshortja e Haradinaj, Anita ka thënë se bashkëshorti i saj kthehet sonte.

“Pritet që ai të arrijë në Aeroport diku rreth orë 19:30 – 20:00, në orën 20:00 do të ketë tubim te sheshi “Zahiri Pajaziti” ku  Ramushi do t’i drejtohet qytetarëve”.

Ora 10:05 Babai i Haradinajt: Lot gëzimi për lirimin e të birit
Lajmin për lirmin e Ramush Haradinajt, babai i tij Hilmi Haradinaj, e ka pritur me lot.

Kjo shihet qartë në një fotografi të publikuar në Facebook nga motra e Haradinajt, Antigona Haradinaj – Dervishi.
babai i ramushit

Ora 10:00 Foto: Haradinaj rrugës për në shtëpi
Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj duket se ka marrë rrugën për tu kthyer në shtëpi, pas katër muajsh qëndrimi në Francë, në pritje të një vendimi gjyqësor.

Të paktën kështu ka thënë konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë fotografi shihet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsulli Cana, dhe avokatja mbrojtëse e Haradinajt në Francë, Rachel Lindon.

haradinaj rruges per ne shtepi

09:45 Çmenden serbët, gazeta 'Informer": Franca ka liruar kriminelin Haradinaj
Ramush Haradinaj

09:40 Mediat në Beograd: Franca rrëzoi kërkesën e Serbisë, Ramushi i lirë
Beograd

09:35 Thaçi: Rrëzohen shpifjet e Serbisë, Haradinaj në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
 
"Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.
 
Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike
" shkruan ai.  

09:35 Dy gëzime në një ditë për Haradinajn
Sot ka dy gëzime në një ditë për Ramush Haradinajn, pasi përpos lirimit, djali i tij, Gjini sot ka ditëlindjen dhe mbush 13 vjeç.

09:30 Festë në Prishtinë dhe shumë qytete në Kosovë pas lirimit të Haradinajt
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nga ora 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin "Zahir Pajaziti", ku Ramush Haradinaj do t’u drejtohet qytetarëve të tubuar.
Sipas tyre, vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

09:25 Haradinaj: Kosovë pritëm se po vij
"Qe nga tani jam i lirë, do shkoj me marrë pasaportën në Strasburg. Po shpresoj sot do të kthehem në Kosovë.
 
Janë humbë katër muaj kohë është e çmueshme”, ka thënë Haradinaj pas vendimit të Gjykatës në Colmar
" tha Haradinaj pas lirimit nga gjykata.

09:15 Lirohet Ramush Haradinaj



09:00 Nis gjyqi ndaj Ramush Haradinajt sot ne Franë

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë