Pas vizitës në Shqipëri, kongresmeni i SHBA Elliot Engel ka takuar në Kosovë Ramush Haradinajn. Me një status në rrjetet sociale kryeministri kosovar shprehet i lumtur që ka pret në takim një mik të madh të shqiptarëve si dhe një memorie të rrugëtimit historik të Kosovës. Më tej Haradinaj shprehet se Kosova sheh të ardhmen euro- atlantike në miqësi me SHBA dhe fqinjët, si dhe me Serbinë për të cilën deklaron se do të ishte dakort për të përfunduar dialogun me një marrëveshje finale por me një kusht, njohjen nga ky shtet të kufijve ekzistues të Kosovës.
Eliot Engel është mbështetës i Haradinajt për sa i përket dialogut Kosovë- Serbi pasi është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Këtë fillim muaji Engel ka qenë në Serbi ku u takua me presidentin Vuçiç, në Tropojë të Shqipërisë ku u takua me presidentin Meta ndërsa në Kosovë është takuar me kryetaren e grupit parlamentar demokrat të Shqipërisë Rudina Hajdari.