U ndaluan të nderojnë babain e tyre në Tropojë, Rudina dhe Kiri Hajdari të ftuar special të kongresmenit Engel në Kosovë

U ndaluan të nderojnë babain e tyre në Tropojë, Rudina dhe Kiri Hajdari të ftuar special të kongresmenit Engel në Kosovë

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari dhe vëllai i saj Kiri Hajdari, ishin të ftuar special të kongresmenit amerikane Eliot Engel në Gjakovë të Kosovës, për të nderuar figurën e Azem Hajdarit, pas kthimit të tij nga Tropoja.

Deputetja Hajdari ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet e përqafuar me kongresmenin Engel, dhe e shoqëruar nga vëllai i saj Kiri Hajdari.

 “Një falenderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane. Kongresmeni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen”, shkruan Hajdari.

Rudina Hajdari dhe familja e saj nuk patën mundësinë dje të ishin në Tropojë, atje ku u nderua figura e Azem Hajdarit, babait të saj, ish-deputetit dhjetorit të vrarë në '98-ën. Deputetja tha dje se nuk e lejuan të shkonte me urdhër të partisë, ndërsa i drejtohej drejtpërdrejt presidentit Ilir Meta dhe Besnik Dushajt, kryetarit në ikje të bashkisë së Tropojës, zgjedhur nga PD.

Presidenti Meta ndodhej në Tropojë në një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Nga aty Meta, që së fundi është radhitur në sulem ndaj ndërkombëtarëve, dha edhe një mesazh duke thënë se nuk ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane. Të dy, së bashku me Engel, vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit.

"Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë" shkruante dje Rudina Hajdari.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/07/2019 13:16

    Ta shpifin keto servila politikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja