Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi të hënën projektligjin "Për shërbimin postar të Republikës së Shqipërisë".
Ministrja e Shtetit për Inovacionin Milena Harito u shpreh se, projektligji synon liberalizimin e tregut postar dhe orientimin e tij drejt standardeve të reja. Sipas saj, fotografimi ajror i territorit të vendit që pritet të përfundojë rreth muajit qershor të këtij viti, do të mund të krijojë të dhëna që shërbejnë për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin.
Përtej përfitimeve që do të kenë procesi i legalizimeve apo i pronësisë, rezultatet e tij do t'i shërbejnë edhe sistemit të ri të adresave në vend, tha Ministrja Harito, e cila nënvizoj se, skanimi i territorit të vendit do të shërbejë për drejtuesit e 61 njësive të reja vendore, të cilët mbi bazën e fotografimit do të aplikojnë në terren projektin për adresat.
Sipas relacionit që shoqëron këtë pr/ligj, shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë do të funksionojnë sipas një ligji të ri, që synon të përcaktojë rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare, rregullat për sigurimin dhe financimin e shërbimit universal postar në një treg konkurrues dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Shqipëri.
Projektligji ka qëllim sigurimin e ofrimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e interesave të përdoruesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre.
Për përshtatjen e Postës Shqiptare me situatën e ofrimit të shërbimeve në një treg konkurrues, në projektligj është parashikuar një periudhë tranzitore për mbajtjen e shërbimit universal postar nga Posta Shqiptare deri në fund të vitit 2016. Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin pas shqyrtimit të pr/ligjit e miratoi atë unanimisht./atsh/
/Shqiptarja.com