Harrojeni palestrën! Bëni në shtëpi këto ushtrime dhe do keni një trup perfekt (VIDEO)

Nuk ndodh shpesh që studio e një emisioni televiziv të kthehet në një kënd të stërvitjes, por këtë herë nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci erdhën ndryshe: Të veshur sport dhe gati për një seancë me ushtrime që ndihmojnë mbajtjen e trupit në formë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi i ftuar ishte një instruktor fitnesi, i cili tregoi disa nga ushtrimet që ju ndihmojnë të bini në peshë dhe të tonifikoheni, edhe kur stërvitjen e kryeni në shtëpi.

Sipas instruktorit Andi Ahmeti ka disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni kaloritë e të bini në peshë dhe thotë se një trup të mirë mund të bëni edhe nëse nuk shkoni në palestër.

Sigurisht që natyra është një mundësi shumë e mirë për tu stërvitur. Ka ushtrime që mund ti ndërthurim dhe në natyrë. Mund të rikthehemi në formë edhe në kushte shtëpie. Është mirë të stërviteni, jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në palestër. Stërvitja është shumë e rëndësishme, nëse nuk stërvitesh trupi nuk ka imunitet. Edhe ushqimi gjithashtu ndikon, të gjithë e dimë cilat janë ushqimet e shëndetshme”. thotë Andi Ahmeti.

Nga studio e “Rreze Dielli” ai ka demonstruar disa nga ushtrimet që mund të bëni nga shtëpia dhe mënyrën e duhur se si ti bëni këto ushtrime.

Sipas instruktorit, sot ka pafund video të cilat ju tregojnë sesi të ekzekutoni ushtrimet, ndërkohë që jo gjithmonë është e nevojshme të keni një trajner personal për të arritur rezultate nga stërvitja. Po krahas ushtrimeve të ndryshme, Andi Ahmeti thotë se ju mund të mbani trupin në formë edhe duke u marrë me lloje të ndryshme sportesh si not, volejboll apo të bëni vrap e aerobi.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen