Harta e mbetjeve urbane,Gjermeni
kryebashkiakëve: Angazhohuni!

Harta e mbetjeve urbane,Gjermeni<br />kryebashkiakëve: Angazhohuni!
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u kërkoi sot kryebashkiakëve të vendit angazhim maksimal në përditësimin të dhënave në hartën e mbetjeve urbane. 

Përditësimi dhe plotësimi me informacion i hartës dixhitale është një angazhim i yni i përbashkët, pra i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe të gjitha bashkive. Gjej rastin t’u kërkoj kryetarëve të bashkive por dhe stafeve të tyre, angazhim maksimal në përditësimin dhe ofrimin e të dhënave në kohë reale, që kjo hartë të kthehet në mjet pune dhe t’i shërbejë qëllimit për të cilin është krijuar”, tha ministrja.

Ajo shtoi se harta dixhitale shërben si një bazë e mirë edhe për Masterplanin pёr Menaxhimin e Mbetjeve Urbane, i cili synon t’i japë zgjidhje përfundimtare trajtimit të mbetjeve dhe të orientojë investimet në këtë fushë.

Këto deklarata, Gjermeni i bëri sot në prezantimin e kursit afatgjatë për stafet teknike të 61 Bashkive në vend për përditësimin e hartës së mbetjeve urbane. 

Që prej tetorit të vitit të kaluar, Shqipëria ka hartën e parë dixhitale dhe interaktive për vend depozitimet ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, një dokument i rëndësishëm në nivel kombëtar dhe vendor.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën