Harta e re gjyqësore ngriti sërish në protestë avokatët e Lezhës. Ata u mblodhën para Gjykatës së Lezhës, duke bërë të ditur qëndrimin e tyre me bojkot dhe te masave te sigurisë për 2 dite me radhe, ndërsa duke nisur nga dita e marte protestave do ti bashkohen dhe qytetaret.
Ndërkohë Dhoma e Avokatisë Shkodër ka paralajmëruar një protestë ditën e mërkurë në orën 18:00 nën sloganin “Shqipëria jemi dhe ne. Mos i mbyllni Gjykatat”.
Harta e re gjyqësore e miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hasur në pakënaqësitë e avokatëve në mbarë Shqipërinë të cilët shprehen se kjo ndarja e re do u rëndojë qytetarëve pasi do rrisë kostot e gjyqeve dhe do zgjasë seancat.
Por nga ana tjetër Shoqata e Gjyqtarëve është shprehur pro kësaj pasi sipas tyre i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve.
Lajmi kryesor:
Harta e re gjyqësore përçan avokatët, bojkot në disa qytete! Në datë 21 dhe 22 bojkot masave të sigurisë
