Harta e re gjyqësore, Gjiknuri: Ofron zgjidhje më të mira në shërbim të publikut, janë respektuar rekomandimet e Kuvendit

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandimet e Kuvendit. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë negative.

Ai u shpreh se ajo mund të sjellë kosto shtesë për disa persona, por këto mund të korrigjohen në të ardhmen.

“Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, m ë shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi e bën më të thjeshtë dhe për palët për të kuptuar le të themi integritetin e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë.  Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë. KLGJ e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandimet e Kuvendit janë marrë parasysh dhe ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua”, tha Gjiknuri. 

Ai nënvizoi se harta e re do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konflikteve që dalin.

“Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantazhe. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandimet e kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishme është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet që me shumë mundësi do të ndodhë.

Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007-2008 ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshtime. Këto histori kanë qenë gjithmonë nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa por duhet t’i vëmë gjërat në balancë”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se rritja e numrit të gjyqtarëve është domosdoshmëri.

“Vërtet ka një akumulim të çështjeve të pashqyrtuara. Ka dhe një fluks çështjesh të reja dhe mendoj që rritja e numrit të gjyqtarëve, pra futja e tyre në sistem nga Shkolla e Magjistraturës është domosdoshmëri dhe për këtë ne duhet të vrasim mendjen, ne pjesa politikbërëse së bashku me partnerët që na kanë mbështetur në këtë proces sepse në fund të fundit kushtet patjetër që kërkojnë njerëz”, nënvizoi Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhen respektuar edhe kriteret ligjore! Një gjykatë duhet të ketë minimalisht 7 gjyqtarë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre