Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami i është përgjigjur pyetjes së ngritur nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, nëse ky vendimi për hartën e re gjyqësore është përfundimtar. Llagami e pohoi, duke thënë se ky vendim është përfundimtar dhe pasi e hartuan ia kaluan Ministrisë së Drejtësisë.
Bardhi: Vendimi është përfundimtar apo është i hapur për grupet e interesi? Nuk jemi këtu për të mbuluar gropat e krijuara nga gropat e lëna bosh nga reforma në drejtësi? Nëse kryetarja e KLGJ thotë ne e kemi mbyllur këtë çështje, për çfarë e diskutojmë këtë? Shqetësimet që janë ngritur nga komisioni i ligjeve, nga grupet e interesit, a kanë rëndësi? Apo thjesht po prisni që Ministria e Financave për fondin, Ministrisë së Drejtësisë për firmën dhe Këshillit të Ministrave për vendimin final?
Llagami: Materiali iu propozua mbledhjes plenare ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ që ia çoi Ministrisë së Drejtësisë.
Bardhi: Ky diskutim është thjesht për të sqaruar qytetarët mbi dëmet që do iu shkaktohen nga harta gjyqësore. Sipas raportit që ne kemi para, periudha apo të dhënat që janë marrë në analizë për të dalë në konkluzione përfshin vitin 2016-2020. Periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë nga pikëpamja e eficencës, të projektosh organizmin e sistemit të drejtësisë bazuar kur është i destabilizuar, do të thotë të destabilizosh.
Lajmi kryesor:
Harta e re gjyqësore, Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni fillimisht 'territorialen'! Bardhi: Na bindni që s'është ide e Ramës
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit
9 Shkurt, 17:19
-
Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në
8 Dhjetor 2023, 16:09
-
Nisin seancat në Kushtetuese për hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm të vendimit
16 Nëntor 2023, 12:16
-
Kushtetuesja nis shqyrtimin e padisë për hartën e re gjyqësore! Avokatët kërkuan shfuqizimin e organizimit të ri gjyqësor
17 Tetor 2023, 22:07
-
Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore, sfida tjetër reduktimi i dosjeve të mbartura në gjykata, Llagami: Do të ngremë grup pune, na mbështet KE
23 Qershor 2023, 16:03
-
Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë
3 Maj 2023, 16:51
-
Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite
3 Maj 2023, 15:12
-
Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje
2 Maj 2023, 17:07
-
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhen 6 vite që të shqyrtojë dosjet
2 Maj 2023, 14:25
-
Mbyllen Gjykata dhe Prokuoria e Tropojës dhe zhvendosen në Kukës, shqetësimi i Guskës: Populli i thjeshtë s’ka më akses në drejtësi
2 Maj 2023, 12:42
-
Faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, sot pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
1 Maj 2023, 07:07
-
Faza e dytë e implementimit të Hartës së re Gjyqësore, nesër pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
30 Prill 2023, 21:26