Vetëm 5 ditë para votimit në parlament Sali Berisha i shtrin dorën aleatëve për reformën territoriale, 2 muaj pasi socialistët prezantuan për herë të parë publikisht draftin e tyre. Por në vend në vend të ndihmës, mori kritika nga aleatët të cilët e akuzuan Sali Berishën se i ka përjashtuar nga procesi dhe i ka lënë në terr informativ.
“Ato dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes opozitës dhe mazhorancës. Nuk patëm informacion si parti aleate, as morëm pjesë në dëgjesa, nuk dinim fare. Duhet bashkëpunim institucional që edhe të na informoni, ne kemi qenë në terr informativ”, tha Nard Ndoka.
“Për interesin e opozitës është që kjo tryezë të funksionojë në mënyrë periodike. Ka nevojë për një ripërtëritje jo vetëm të PD-së, por të gjithë koalicionit”, tha Fatmir Mediu.
Përballë tyre, kreu i Partisë Demokratike iu shfajësua.
“Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale”, tha Berisha.
“Ja tani do mblidhemi si grup parlamentar ne, çfarë do bëjmë ne? Ai nuk pranon mocionet, që janë një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë. As për KAYO-n, as për SHISH-in. Del bandë ajo dhe opozita nuk ka të drejtë të thërrasë mocion debati”, vijoi Berisha.
Të tjerë aleatë, të bindur se çka bërë opozita deri më tani nuk është efektive, propozuan që Berisha duket të dalë në krye të protestave që deri më tani prej muajsh po i udhëheqin qytetarët.
“Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët. Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre”, tha Tedi Blushi.
“Duhet të radikalizohet protesta. Kjo mund të deklarohet edhe të enjten. Duhet risk dhe përgjegjësi më e madhe. Nuk shkohet më vetëm me denoncime”, tha Ekrem Spahia.
“Këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij, zgjidhje tjetër në këtu do jemi. Të presim se Ramën do ta largojë SPAK, nuk e largon dot SPAK, të gjitha këto që po bën tani, ai i bën vetëm për veten e tij”, iu përgjigj Sali Berisha.
Por edhe skenarin protestës, Berishën, ia dogji përsëri Nard Ndoka,
“Hajde të thirrim një protestë kot, pa një ide të konkretizuar”, tha ai.
Një tjetër aleat iu ofrua Sali Berishës me një propozim të provuar tashmë nga Lulzim Basha kur ai drejtonte Partinë Demokratike
“Me këtë qeveri do të shkojmë në zgjedhje? Unë mendoj mos të marrim pjesë fare në zgjedhje”, tha Arian Starova.
Me 8 tetor në Parlament pritet të votohet reforma territoriale sipas ndarjes së PS-së, duke reduktuar ne 46, 61 bashkitë aktuale. PD u kujtua të shtrojë në rrugë parlamentare draftin e saj kur socialistët e kishin nisur diskutimin në komisione, ndaj, ndarja e tyre me 100 bashki do të shqyrtohet veçmas.

Idenë e një proteste kombëtare në rast miratimi pa konsensus të reformës territoriale, Sali Berisha ua paraqiti edhe qytetarëve gjatë komunikimit të tij të përjavshëm virtual me ta.
“Protestë, protestë dhe vetëm protestë”, ishte përgjigjja e Berishës për strategjinë që do të ndjekë PD nëse më 8 tetor në Kuvend do të ketë miratim të draftit të socialistëve.
“U ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi, ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, tha kreu i PD.
Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kërkoi që opozita të marrë drejtimin e protestave dhe të mobilizojë qytetarët në shesh. Me Berishën non grata të përjashtuar nga çdo takim me zyrtarët amerikanë, siç ishte së fundi mos pasja e një ftese për prezantimin e ambasadorit Went në nisjen e misionit të tij në Tiranë, Artur Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, i sugjeroi Berishës, se protesta mund ta tërheqte vëmendjen e ndërkombëtarëve.
“Ka ardhur momenti që opozita të udhëheqë protestat në shesh. Është mendimi politik që udhëheq rrymat e ndryshme; kush do t’i bashkohet, t’i bashkohet. Nuk jemi ne vetëm përcjellës të tyre në Kuvend. Ka ardhur momenti që opozita të organizojë protesta në shesh. Ambasadori amerikan duhet ta kthejë vëmendjen nga opozita”, tha Roshi.
Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia kërkoi radikalizimin e protestave të opozitës, duke thënë se drejtuesit politikë, kryetarët e partive dhe deputetët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Ai tha se opozita nuk duhet tw marrw pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike.
“Përveç masave që do të merren, nuk janë të mjaftueshme as takimet, as qëndrimet dhe as kontributet e drejtuesve të partive. Duhet të radikalizohet protesta. Kjo mund të deklarohet edhe të enjten. Duhet risk dhe përgjegjësi më e madhe. Të gjithë kryetarët e partive dhe deputetët e opozitës duhet t’i bindin shqiptarët se nuk shkohet më vetëm me denoncime. S’po pyet më as për opozitën, as për ndërkombëtarët.
Politika është besim. Ne duhet të rikthejmë besimin dhe, nëse e rikthejmë, do të fitojmë zgjedhjet. Mbështes mendimin që pa qeveri teknike nuk duhet të shkojmë në zgjedhje.
Qëndrimi ynë është edhe për dy shtesa: që në zgjedhjet vendore të kalohet me dy raunde, nëse kandidati nuk merr 50 plus 1 të votave. Do të ishte shumë mirë gjithashtu që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte 50 plus 1 për qind”, tha Spahia.
Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, në tryezën e thirrur nga Sali Berisha, propozoi që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Ai nuk do të vendosë asgjë sipas propozimeve tona, ai s’do të lëvizë nga 41 njësi territoriale. Le të supozojmë se ai po i shton, na i pranoi. Por problemi është: me këtë qeveri do të shkojmë në zgjedhje? Nuk kemi besim që do të ketë zgjedhje. Duhet të jemi koherentë me atë që kemi thënë prej kohësh, që ne me këtë qeveri nuk shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme, por nuk shkohet as në zgjedhjet vendore.
Jam dakord me idenë e Mediut që të mblidhemi më shpesh. Por mendoj të mos marrim fare pjesë në zgjedhje. Anija e tij po fut ujë nga të gjitha anët. Nuk është aq trim ai sa t’i imponohet shumicës dërrmuese të vendit. Ai përfiton nga lidhjet barku apo ndonjë këlysh nga Europa që e mbështet në mënyrë të poshtër, a kundrejt parave të marra fshehurazi, apo nuk e di për çfarë arsyeje”, tha Starova.
Në tryezën për reformën territoriale, aleatët adresuan një sërë kritikash për Sali Berishën. Kreu Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që tryeza të zhvillohet në mënyrë periodike. Sipas tij, opozita duhet të koordinojë veprimtarinë në Tiranë dhe në degë, të nisë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe të bëjë një ripërtëritje të të gjithë koalicionit.
“Për interesin e opozitës është që kjo tryezë të funksionojë në mënyrë periodike, në disa nivele. Niveli i parë, i kryetarëve të partive. Të diskutojmë si të koordinojmë veprimtaritë jo vetëm në Tiranë, por edhe në degë. Të diskutojmë për zgjedhjet lokale, duhet të gjejmë kandidatura fituese. Ka nevojë për një ripërtëritje jo vetëm të PD-së, por të gjithë koalicionit. Kjo bëhet kur shtylla e shtëpisë është e fortë, ajo krijon raportet dhe marrëdhëniet. Është e rëndësishme të vendosim një kalendar veprimi, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe”, tha Mediu.
Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka rezervoi kritika për Sali Berishën në tryezën e thirrur me aleatët për të unifikuar strategjinë kundër draftit të PS për hartën e re territoriale. Ndoka e cilësoi gabim pjesëmarrjen në komision që në hapat e parë, ndërsa Berishën e akuzoi se i ka lënë aleatët jashtë këtij procesi. Sipas tij, dëgjesat mes PS e PD dukeshin si muaj mjalti.
Kritika pati edhe për propozimin e PD-së për ndarjen e vendit në 100 bashki, duke argumentuar se Shqipëria mund të ketë mbi 200 njësi vendore.
Nard Ndoka: Është një gabim themelor që ne morëm pjesë në dy komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Ato dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes opozitës dhe mazhorancës. Nuk patëm informacion si parti aleate, as morëm pjesë në dëgjesa, nuk dinim fare. Ne duhet të ishim prezentë me përfaqësuesit tanë, opozita duhet të ishte aty. Edhe propozimi i PD-së për 100 bashki nuk është eficient, është një numër shumë i vogël. Italia ka rreth 8 mijë komuna, ku qeverisin edhe me 3 mijë banorë. Është më efikase kur ke njësi që zgjidhen direkt nga komuniteti.
Këtu ka një tendencë, doktor, që të ketë një goditje të pluralizmit, edhe përmes Kodit Zgjedhor, por edhe përmes kësaj reforme territoriale. Edhe numri 100 duhet të ishte shumë më i madh. I kemi mundësitë të kemi mbi 200 bashki në vend. Ne përballemi me emra në zgjedhjet lokale dhe e djathta ka pasur emra më përfaqësues se e majta.
E kemi parë këtë film, e dimë përfundimin. Do të përballemi në fushatë elektorale. Ne kemi përballë një person që ka grup kriminal, është mjeshtër për blerjen e votës. Zvogëlimi i këtyre bashkive na vendos në disavantazh, ndaj vendimmarrja jonë duhet të jetë shumë e rëndësishme. Mirë do ishte që këto tryeza të ishin bërë më para. Duhet bashkëpunim institucional që edhe të na informoni, ne kemi qenë në terr informativ.
Sali Berisha: Kjo është një opozitë në diktaturë. Një opozitë në diktaturë ka dy opsione, ose të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve. Asnjë kusht për të qenë brenda në institucione nuk ka, asnjë e drejtë e saj nuk respektohet, por braktisja e institucioneve është interesi më i mirë i diktaturës. Kemi të bëjmë me dikë që e do opozitën të jetë jashtë institucioneve, por dalja jashtë institucioneve i shërben vetëm atij. Këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij, zgjidhje tjetër në këtu do jemi. Të presim se Ramën do ta largojë SPAK, nuk e largon dot SPAK, të gjitha këto që po bën tani, ai i bën vetëm për veten e tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, propozoi që opozita të thërrasë qytetarët në protestë para Kuvendit të enjten, kur pritet të votohet harta e re territoriale. Sipas tij, protesta nuk duhet t’u lihet vetëm banorëve të 15 bashkive që parashikohet të shkrihen, por duhet të përfshijë qytetarë nga i gjithë vendi.
“Në kushtet kur Rama po vepron me parimin e faktit të kryer dhe kur jemi pak ditë para seancës së thirrur në mënyrë të njëanshme, mendoj se nuk kemi shumë kohë për të ndjekur rrugët procedurale, pra ankimimin në gjykata. Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm qytetarëve. Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët. Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre. Harta e propozuar nga Rama është hartë antikombëtare”, tha Blushi.
-
Po kot nuk të ka bo Amerika non Grata mo Anti Shqiptar,fashist!kriminel. hajdut, vrasës, Je politikani më më gjakatar i këtyre 100viteve.
Përgjigju -
I BEJ THIRRJE GJITHE RINISE SHQIPTARE TE FILLOJNE TE PUNOJNE NE PROFEJSONIN E BERBERIT, PO FITOJNE NGA 200 MIJE LEKE TE VJETRA NE DITE , MOS HEZITONI .
Përgjigju-
Partia demon-kratike nuk arin te kuptoje se è keqia me e madhe vendit i ka ardhur jane ata qe drejtojne kete parti , jane te damkosur me damken e popullit te nderrshem . Ata mbajne shpres te krahu I tyre qe quhet spak , aspaku eshte 0 per opinionin e shqiptareve .Jemi Republike Parlamentare .
-
Jo vetem rinia por edhe Saliu me turmen e tij mund te punojne ne profesionin e berberit...mjafte u ankuan per vende pune kur te tjereve leshet u eshte bere shtellunge..!
-








Komente
Komento