Harta, ja ku renditet Shqipëria
për konsumin e kafes
Tregu i Europës Lindore për kafe, i cili dominohet nga Rusia dhe Polonia, u rrit 5.3% vitin e kaluar në 7.45 miliardë dollarë, krahasuar me 1.8% në Europën Perëndimore, sipas Euromonitor International. Sipas këtyre të dhënave, edhe Shqipëria përfshihet në shtetet që kanë pasur rritje të konsumit të kafesë (kg/kapital) përgjatë 2011-2016, përkatësisht 0.1%. Në rajon, Maqedonia 0.2%, Kosova 0.3 %, Mali i Zi 0.4 %.
Tregu i Europës Lindore për kafe, i cili dominohet nga Rusia dhe Polonia, u rrit 5.3% vitin e kaluar në 7.45 miliardë dollarë, krahasuar me 1.8% në Europën Perëndimore, sipas Euromonitor International. Sipas këtyre të dhënave, edhe Shqipëria përfshihet në shtetet që kanë pasur rritje të konsumit të kafesë (kg/kapital) përgjatë 2011-2016, përkatësisht 0.1%. Në rajon, Maqedonia 0.2%, Kosova 0.3 %, Mali i Zi 0.4 %.
Rritja në kafene dhe kërkesa në dyqane me pakicë do të thotë që Europa Lindore po shndërrohet në një rajon relativisht të ndritshëm, përkundrejt sfondit të rritjes së ulët të kërkesës globale për kafenë dhe tregjet e mbetura në stanjacion në Perëndim. Zgjerimi i ekonomive dhe rritja e pagave po nxisin shpenzimet e konsumatorëve, duke krijuar mundësi për zinxhirë të ndryshëm të kafesë në këto vende.
Në një raport të mëparshëm, theksohej se shqiptarët janë popull kafedashës, sipas të dhënave të bëra publike nga Euromonitor International dhe kërkimit nga revista prestigjioze “The Economist”. Shqipëria, sipas të dhënave, konsumon kafe më tepër se sa çajin. Shtete si Italia, Greqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia kanë të njëjtat tendenca.
Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.
Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri jemi të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë.
Nga të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.
Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.
Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.
Nga të dhënat e përpunuara të konsumit të kafesë për frymë, vendet aziatike kanë sasinë më të ulët të konsumit për frymë të kafesë në botë. Kjo lidhet edhe me kulturën e këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.(Marrë nga Monitor)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3713
Lajme të tjera
-
U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj
18 Prill, 11:15
-
'Prokuroria ndjek popullin e fshatit për çati pa leje', 'shpërthen' Braçe: Çatia nuk është call-center, avllia nuk mbron hashashin, shtëpia nuk është vilë bosash
18 Prill, 11:14
-
Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve
18 Prill, 11:03
-
Majko-Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha
18 Prill, 10:57
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
18 Prill, 10:54
-
Basha: Mjegulla e revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi dhjetëra iniciativa nga Partia Demokratike
18 Prill, 10:48
-
Spiropali opozitës: Dy ‘baballarët’ tuaj bërtasin kundër SPAK-ut, hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat e popullit! Meta doli nga binarët e ‘kafshon’ Dumanin në ekrane
18 Prill, 10:46
-
'Dilni hapur avokatë të Olsi Ramës', Bardhi insiston për mocion me debat për drogën në Xibrakë, Çuçi: Është hetuar e gjykuar nga drejtësia
18 Prill, 10:31
-
VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës
18 Prill, 10:28
-
Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet
18 Prill, 10:16
-
Kallëzoi Nikollën në SPAK, Basha: Qentë lehnin se donin për të ngrënë, bën pazar me mandatin e Olta Xhaçkës! Pse s’e bllokojnë tani Foltoren?
18 Prill, 10:15
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05