Hartohen planet vendore në 5 bashki
Gjermeni: Garanci për investitorët

Hartohen planet vendore në 5 bashki<br />Gjermeni: Garanci për investitorët
Pesë bashkitë: Fieri, Elbasani, Kuçova, Berati dhe Lushnja tashmë kanë planet vendore të miratuara, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në thithjen e investitorëve pasi janë garanci për ta.

Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë prezantimit të Strategjisë së Zhvillimit të Territorit të cilat u mbështetën financiarisht dhe teknikisht nga USAID.

Në takim, ku merrnin pjesë drejtues të lartë të USAID, si edhe përfaqësues nga 26 bashkitë e tjera, që po financohen nga Qeveria me një fond prej 560 Milion Lekësh për PPV, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni lajmëroi finalizimin e tre planeve të rëndësishme kombëtare brenda muajit Prill: Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit, Plani Ndërsektorial i Bregdetit dhe Plani Ndërsektorial i Zonës Ekonomike, Tiranë – Durrës.

Ministrja Gjermeni nënvizoi në fjalën e saj, se të gjitha ministritë, të cilat kanë kontribuar në grupet e punës në hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit kanë marrë variantin e fundit të këtij plani. Shumë shpejt ky plan, i cili paraqet vizionin dhe piketat e zhvillimit për Shqipërinë në 10 – 15 vitet e ardhshme do të miratohet në Këshillin e Ministrave. 

Ky plan është një instrument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e vendit. Ai do të jetë një mjet më shumë për të gjithë planifikuesit, për kryetarët e bashkive apo studio të cilat po punojnë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore.  Nga ana tjetër doja të theksoja se Plani Ndërsektorial i Bregdetit dhe Plani Ndërsektorial i Zonës Ekonomike Tiranë – Durrës janë gati gjithashtu. Brenda këtij muaji do t’i miratojmë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Edhe këto plane do të jenë mjete të rëndësishme që do të mund t’i përdorin bashkivë, zhvilluesit apo investitorët në Shqipëri”, tha mes të tjerash Ministrja Gjermeni.

Pas hartimit dhe konsultimit të Planeve Kombëtare, në Janar të këtij viti, 26 bashki nisën punën për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, proces i cili për herë të parë mbështetet financiarisht nga Qeveria. Për 5 bashki të tjera kjo ndihmë jepet nga USAID.

Javën  e ardhshme, Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me Programin e Qeverisjes Vendore të USAID do të organizojë një takim me donatorët, për të parë mundësinë e asistencës teknike dhe financiare për 30 bashkitë e tjera, (nga 61 në tërësi) në hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore. Ministrja Gjermeni tha se, sa i takon planeve vendore, një rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve për zbatimin e tyre.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i lartë i USAID në Shqipëri, Marcus Johnson vlerësoi punën e bërë nga MZHU për  një prej proceseve më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, siç është planifikimi i territorit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...