Hartohet ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor, ngrihet agjencia kombëtare e bimës narkotike, licencat me propozim të Manastirliut, kufizimet dhe licenca 

TIRANË- Qëndrimi i shumicës së shqiptarëve pro legalizimit, kultivimit dhe përdorimit të kanabisit për qëllimet mjekësore, është reflektuar në një draft nga ana e qeverisë, draft i cili pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend.

Pyetësori të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar, për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër dhe 51 mijë nuk kanë shprehur një mendim.

Nisma ligjore parashikon rregullimin dhe kontrollin të kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe industriale.

Për zbatimin e ligjit Krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Agjencia është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni fundor i kanabisit. 

Sipas nismës ligjore, që një kompani të fitojë të drejtën për kultivimin dhe eksportimin e kanabisit, duket të pasijet me licencë përkatëse. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse  të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit. 

Vendimi i qeverisë për pajisjen e një kompanie për licencën për kultivimin e kanabisit propozohet nga Ministri i Shëndetësisë, në rastin konkret nga ministrja Ogerta Manastirliu. 

Kufizimi, jo më shumë se 150 hektarë 
Në ligj është vendosur një kufizim sa i takon sipërfaqes maksimale të tokës që mund të kultivohet me kanabis. Konkretisht, sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar. Gjithashtu, sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Ky kufizim pritet të ndezë një luftë të fortë mes kompanive për t’u pajisur me licencë. 

Kushtet për pajisjen me licencë 
Në ligj janë vendosur kritere të forta për t’u pajisur me licencë. Praktikisht, asnjë kompani shqiptare nuk i plotëson kushtet, pasi kriteri i parë është që kompania duhet të të ketë eksperiencë në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. 

Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të paktës së mirë të prodhimit lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100.000.000 lekë.

Ndërkaq, të interesuarit duhet të të paraqesin planin e zhvillimit të biznesit, modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit. Duhet të paraqesin planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin e kanabisit. Planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim e kanabisit duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë.

Mes kritereve për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin për të paktën pesëmbëdhjetë persona, vetëdeklarimi për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim si dhe vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Subjektet duhet të bëjnë një vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se 10,000,000 lekë.  

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/07/2022 00:32

    Po si jo o Edvin shkjau shqipfolës edhe vllau yt Vucici fashist ështé duke punuar për legalizim në Serbi. Krim dhe krim pa limit o mjer vendi që të ka

    Përgjigju
  • A. N.: 30/06/2022 23:13

    Suksese me mbjelljet dhe korrjet.

    Përgjigju
  • Devis: 30/06/2022 15:59

    Nje tjeter "instrument" nga te shumtit qe e con ne nje shkalle me lart korrupsionin shteteror, tamam nenkufijte e kapjes kriminale te shtetit. Ku oligarket e fuqizuar ne dhe tashme lider global ne trafikun nderkombetar te drogave te renda dhe lehta (kanabis), te armatosur fort me benefite per te pastruar parate brenda vendit sa kohe mbeshtesin rilindjen, madje dhe perfaqesojne ate ne kuvend, tashme po i shkruajne dhe projektin e ligjit qeverise si te kontrollojne kultivimin e kanabisit legalisht!

    Përgjigju
    • Devis: 01/07/2022 06:36

      @ Beni - Nuk e kuptoj cfare kuptoni me byrekun dhe shqupin. Per dijenine tuaj, qe te mos ngaterroheni kot e pa lidhje, pikpamja ime personale eshte se ndersa PD dhe LSI ne nje udheheqje kriminale degjeneruan shtetin permes abuzimit rutine PS dhe LSI dhe me pas vetem PS nen autokratin tejet e negativ Rama e ka shendrruar shtetin me nje organizate te madhe kriminale. Per fat te keq. Se ku e ha byrekun apo pacen zotrote pak rendesi ka. Por duket qe je si ata fluturaket qe bredhin sa ne njeren dhe tjetren ane.

    • Beni: 30/06/2022 16:23

      Doli byreku i ngrohte aty te shqupi o devis?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?