Një 22 vjeçar ka humbur jetën në hyrje të qytetit Krumë, në Has.

Sipas policisë një automjeti tip “Toyota”, me targa TR4917B është përplasur me një automjet tip “Golf”, me targa AA 483 NC.

Përplasja ka qenë “kokë më kokë” dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 22-vjeçari, J.Sh, drejtuesi i automjetit tip “Golf” dhe të plagosur janë Xh.N., rreth 23 vjeç, banues në Krumë. Drejtuesi i mjetit tip "Toyota" A.Th., banues në Krumë (pasagjer)B.N., banues në Kukës.(pasagjer) që ndodheshin në dy automjetet.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)