Në një kohë kur operacionet antikanabis të policisë janë të shtrira në shumë rajone të vendit, shumë pak minuta larg Kryeqytetit disa parcela qëndrojnë të pashqetësuara nga askush në zonën e njohur si Malësia e Dajtit.
 
Në zonën e Qafë Mollës kamera e Report Tv ka fiksuar disa parcela të filmuara nga ajri. Siç dhe duket nga pamjet, bimësia është në fazën e saj përfundimtare të pjekjes.
 
Por ku është mbjellë kjo drogë?
Report Tv është interesuar pranë banorëve të kësaj zone dhe ajo rezulton e mbjellë në pyll tokë pa pronar siç rëndomtë bëjnë trafikantët.
 
Në këto parcela dallohen shumë lehtë dhe magazinat e improvizuara për vendqëndrim të rojeve, punëtorëve dhe tharjen e drogës. Në pamje duket një tarracë llamarine e bardhë, e cila është pikërisht "streha" e kultivuesve të drogës. 

Parcelat janë të shumta në numër ndërsa për herë të parë u shprehën burime nga kjo zonë është prerë gjelbërimi i pyllit për të mbjellë hashashin.
 
Ndërkohë policia e Tiranës e kontaktuar nga Report Tv për ekzistencën e këtyre parcelave u shpreh se ditën e mërkurë do të zhvillohet një operacion masiv në këtë zonë përfshi dhe ndërhyrjen nga ajri.

parcelat me hashash
parcelat me hashash
parcelat me hashash
parcelat me hashash
parcelat me hashash
 Foto të tjera..


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com