Hashim Thaçi akuza BE:
Nuk i intereson fare Kosova

Hashim Thaçi akuza BE:<br />Nuk i intereson fare Kosova
Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi të bërë në “Facebook” ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e komisionarit, Johanes Hahn që tha se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me pretendime për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
 
Presidenti Thaçi ka thënë se kjo është shënjë se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe të vizionit për Kosovën.
 
Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë,paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërise së Madhe. Për më tepër,ai paska shtuar se BE-së,nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla.
Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisionari të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tani, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën”
, - shkruan Thaçi në Facebook.
 
Sipas tij, kjo deklaratë dëshmon se BE-së nuk i bëhet vonë farë për Kosovën, duke vënë theksin tek izolimi dhe diskriminimi i kosovarëve.
 
“Kjo qasje  dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën, e në rastin më të keq, as që do t’ja dij fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000”, - shkruhet në postimin e Thaçit.
 
Ai ka thënë se Shqipëria e Madhe është propagandë e Serbisë, pasi sipas tij nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetem Kosovë.
 
“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të filloj ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka përfunduar Thaçi.
 
Johanes Hahn gjatë takimit me ministrin serb, Iviça Daçiç i kishte cilësuar si t papranueshme dhe nxitëse, deklaratat e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për krijimin e Shqipërisë Madhe.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë