Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Dj PM i sqaron të gjitha njëherë e mirë
Donald Veshaj dhe Dj Dagz
Të gjithë u habitën kur në zinxhirin e shpëtimit të së martës, Donaldi zgjodhi Tan Bramën dhe jo mikun e tij prej 3 muajsh brenda shtëpisë, Dj Dagz. Kështu, Einxhel dhe Dagz u vendosën në nominim kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit u largua nga shtëpia.
Einxhel u shpreh se nuk do t’ia falte kurrë Donaldit faktin që kishte “tradhtuar” mikun e tij, ndërsa një pjesë e publikut e komentoi njësoj si Einxhel.
Dj Dagz u bashkua me miqtë e familjarët e tij pas daljes dhe tregoi se raporti i tij me Dj PM nuk ka ndryshuar aspak, megjithëse u tha se mund të kishte hatërmbetje për faktin që Dagz u kthye i vetëm në “Big Brother”.
Përsa i përket fjalëve lart e poshtë, për raportin e tyre me Donaldin dhe komentin që PM ka për aktorin, i cili nuk shpëtoi Dj Dagz, Pajtimi ka reaguar njëherë e mirë.
Në një status në InstaStory ai sqaron: “Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen brenda shtepise. Ju don shoku PM shumë.”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i ‘BBVIP4’ iu drejton armën aktorëve (VIDEO)
9 Mars, 14:00
-
Pas urgjencës mjekësore, Loredana kthehet në shtëpinë e BBVA
18 Janar, 19:17
-
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz prindër për herë të dytë: Të tre presim të bëhemi katër (VIDEO)
3 Janar, 12:17
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor 2024, 13:28
-
Vëllezërit Veshaj ndajnë foto nga pushimet me partneret, Bora dhe Heidi shihen bashkë (FOTO)
15 Korrik 2024, 19:47
-
‘Unë nuk kam K-ra’, Egla Ceno thumbon Donaldin?
30 Maj 2024, 21:07
-
Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton
11 Maj 2024, 22:50
-
Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu
5 Maj 2024, 22:51
-
Egla merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj, nuk i mban dot lotët
23 Prill 2024, 22:55
-
Jetmiri revoltohet me Ori Nebiaj: Të mëshiroj për injorancën zonja deputete
22 Prill 2024, 13:04
-
'Më censuruan', Jetmirit s’i del e keqja me produksionin e BBV
21 Prill 2024, 13:03
-
Doli e dyta në ‘Grande Fratello’, aktorja Beatrice Luzzi surprizon Heidin
21 Prill 2024, 08:26